InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kodi Zgjedhor/ Krijohet Aleanca që kërkon ndryshime eksplicite, hartohet rezoluta përkatëse: Përmes këtyre ndryshimeve do të marrë fund sistemi i qeverisjes së korruptuar të Shqipërisë

6 Dhjetor, 2018
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Kodi Zgjedhor/ Krijohet Aleanca që kërkon ndryshime eksplicite, hartohet rezoluta përkatëse: Përmes këtyre ndryshimeve do të marrë fund sistemi i qeverisjes së korruptuar të Shqipërisë

Të mbledhuara ditën e djeshme, partitë joparlamentare së bashku me përfaqësues të shoqërisë civile dhe intelektualë të botës akademike, të grupuara në “Aleanca për Ndryshimin e Kodit Zgjedhor” pas diskutimeve dhe harmonizimit të mendimeve të ndryshme, dolën me nëj rezolutë të përbashkët, e cila do të jetë mjaft përcaktuese për ecurinë e zhvillimeve politike në vend.

Në rezolutë, krahas kërkesave eksplicite të subjekteve pjesëmarrëse, nënvizohet me forcë domosdoshmëria e ndryshimit të kodit zgjedhor, pasi sipas aleancës, me këto ndryshime që propozohen ti bëhen Kodit Zgjedhor do të marrë fund sistemi i qeverisjes së korruptuar të Shqipërisë.
Ja rezoluta e plotë e takimit të “Aleancës për Ndryshimin e Kodit Zgjedhor”:

Aleanca për Ndryshimin e Kodit Zgjedhor

Aleanca për Ndryshimin e Kodit Zgjedhor

R E Z O L U T Ë

Ne, përfaqësuesit e partive politike, përfaqësuesit e shoqërisë civile, shoqatave, organizatave dhe intelektualë të pavarur nga bota akademike,
të mbledhur sot, më datë 5 dhjetor 2018, deklarohemi:

1.- Në mbështetje të Rezolutës së miratuar nga Parlamenti Europian për Shqipërinë, më 30 nëntor 2018, ku theksohet si detyrë për vendin tonë:

a.- Miratimi i Reformës Zgjedhore, si kushti kryesor për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, vendim që do të merret në qershorin e vitit 2019.
b.- Depolitizimi i administratës zgjedhore.
c.- Transparencë në financimin e fushatës.
ç.- Regjistrimi i votuese.
d.- Përdorimi i teknologjive të reja të votimit.
e.- Votimi jashtë vendit.

2.- Duke shprehur shqetësimet tona rreth Kodit Zgjedhor, të cilin e kemi deklaruar si Kodin Zgjedhor me antidemokratik në vendet e Bashkimit Europian dhe që shkel tre nene të Kushtetutës së Shqipërisë:

a.- Nenin 1, pika 3: Qeverisja bazohet në njw sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike.
b.- Nenin 18, pika 2: Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si bindjet politike.
c.- Nenin 45, pika 4: vota është vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë.

3.- Aleanca për Ndryshimin e Kodit Zgjedhor kërkon:

a.- Ndryshime rrënjësore të ligjit zgjedhor në respektim të Kushtetutës.
b.- Kërkojmë që Kodi Zgjedhor të garantojë barazi të plotë zgjedhore midis partive politike që konkurrojnë në zgjedhjet parlamentare dhe ato vendore.
c.- Kërkojmë një Kod Zgjedhor sipas standardeve europiane, i cili do të eliminonte kriminalizimin e Parlamentit, deputetët me rekorde kriminale; do të eliminonte deputetët injorantë, që nuk kanë lexuar as Kushtetutën; do të eliminonte parimin e “lavjerrësit”, i cili ka bwrw qw pushteti të shkojë njëherë te PS-ja e njëherë te PD-ja.
ç.- Kërkojmë depolitizimin e plotë të Komisioneve Zgjedhore duke filluar nga KQZ-ja e deri te Komisionet e Votimit dhe ato të Numërimit. Në asnjë vend të botës nuk ndodh që dy parti të drejtojnë e të menaxhojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjitha komisionet, deri te qendrat e votimit. Ky është konflikt i pastër interesi, nga më të qartët dhe nga më të korruptuarit. Asnjë parti politike nuk duhet të ketë anëtarë në asnjë nga komisionet e votimit dhe grupet e numurimit. Zgjedhjet nuk duhet t’i organizojë, t’i drejtojë dhe t’i menaxhojë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), i cili përbëhet nga përfaqësuesit e dy apo tri partive politike. Zgjedhjet duhet të administrohen nga qytetarë që nuk paguhen nga qeveria.
d.- Kërkojmë të zgjidhet problemi i financimit të partive politike. Shteti nuk duhet t’i financojë partitë politike nga buxheti i taksapaguesve shqiptarë. Partitë duhet të financohen nga kuotat e anëtarëve dhe nga sponsorizime e donacione transparente.
dh.- Kërkojmë të zgjidhet në mënyrë të barabartë midis partive konkurruese koha e propagandës televizive. Të ndalohet reptësisht transmetimi i kasetave të parapërgatitura nga partitë në fushatat zgjedhore.
e.- Kërkojmë që listat e kandidatëve të jenë të hapura, në mënyrë që qytetarët të zgjedhin atë që duan e jo atë që cakton kryetari i partisë.
ë.- Kërkojmë një sistem proporcional pa tavan, siç e kanë 80% e shteteve europiane. Shqiptarët sot e dinë se çfarë është e mira, e dinë se kush është i miri, e dinë se kush është i ndershëm, që punon mirë dhe për interesat e shtetit e të popullit.
f.- Kërkojmë të mos votohet në kundërshtim me Kushtetutën. Vota është vetjake. Asnjë individ nuk duhet të votojë në emër të familjes, fshatit, komunës, qofshin ata edhe “të fortët”, kriminelët dhe të korruptuarit.
g.-Kërkojmë të respektohet Kushtetuta dhe të mos diskriminohet asnjë nga partitë politike dhe anëtarët e tyre për bindje politike, nëpërmjet Kodit Zgjedhor, që e kanë hartuar dy parti.
gj.-Kërkojmë që kutitë e votimit të numërohen në qendrat e votimit dhe të mos transportohen të panumëruara për në ZAZ.
h-Kërkojmë votim dhe numurim elektronik.
i-Kërkojmë që emigrantëve tu jepet mundësia të votojnë kudo që janë për kandidatët e tyre sipas numrit të votuesve të çdo zone elektorale të përcaktuar me ligj.
j-Kodi i ri Zgjedhor nuk duhet të favorizojë PS-në dhe PD-në. Ai duhet të lejojë partitë e tjera të konkurojnë lirisht në zgjedhje. Të hiqet kërkesa absurde për 35 mijë firma. Të anulohet kushti që një firmë e pavlefshme bën tē tillë gjithë listën. Të hiqen gjobat të cilat janë më të mëdha se financimet që marrin konkurentët e PS-së dhe PD-së. Të çbëhet sistemi që i mundëson PS-së dhe PD-së të përfitojnë mandatet e partive të tjera sepse pesha e votës nuk është e barabartë për të gjitha zonat dhe për të gjitha partitë.

4.- Aleanca për Ndryshimin e Kodit Zgjedhor deklaron se:

Mbështet fuqimisht kërkesën e Parlamentit Europian, i cili kërkon që Reforma Zgjedhore të bëhet e plotë para zgjedhjeve të vitit 2019.
Në rezolutë kërkohet që: “Reforma të miratohet në kohën e duhur para Zgjedhjeve Vendore të vitit 2019”.
Aleanca për Ndryshimin e Kodit Zgjedhor shpreh bindjen se kjo Rezolutë e Parlamentit Europian vendos para përgjegjësisë jo vetëm PS-në dhe PD-në, por edhe drejtuesit e lartë të BE-së dhe OSBE/ODHIR-it në Shqipëri, në Vjenë e Bruksel.

Aleanca për Ndryshimin e Kodit Zgjedhor angazhohet për një rol të rëndësishëm, që duhet ta marrin përsipër edhe partitë politike joparlamentare, shoqëria civile, shoqatat, organizatat dhe intelektualë të pavarur nga bota akademike, grupime të cilat kanë më shumë se 3 vite që luftojnë për Reformën Zgjedhore, për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

5.- Aleanca për Ndryshimin e Kodit Zgjedhor apelon që:

OSBE-ja të korrigjojë arsyetimin e vjetër të saj për Shqipërinë dhe shqiptarët, si “një vend dhe një popull në zhvillim e sipër”! Shqipëria ka 28 vite që ka dalë nga sistemi komunist.
Arsyetimi për Shqipërinë dhe shqiptarët duhet të jetë bashkëkohor dhe realist për t’u ndihmuar drejt anëtarësimit sa më të shpejtë në BE.
OSBE-ja nuk duhet të lejojë që zgjedhjet në Shqipëri të bëhen sipas kryeministrit të radhës, por sipas një ligji zgjedhor europiano-perëndimor.
OSBE/ODHIR-i të jetë i vendosur për realizimin e rekomandimeve të Parlamentit Europian si dhe të rekomandimeve të formuluara prej tij.

Konkluzion:

5.- Aleanca për Ndryshimin e Kodit Zgjedhor shpreh bindjen se:

Me ndryshimet e Kodit Zgjedhor do lehtësohen e do të shkojnë drejt zgjidhjes të gjitha hallet dhe problemet e mëdha që shqetësojnë qytetarët shqiptarë, do të ndryshojë rrjedha e zhvillimeve politike, ekonomike e sociale në Shqipëri.
Me ndryshimet e Kodit Zgjedhor do të marrë fund sistemi i qeverisjes së korruptuar të Shqipërisë.

Të Lidhura

Sot 5 shtatori, Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës
Aktualitet

Sot 5 shtatori, Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës

5 Shtator, 2025
Zbardhet padia 2 milionë USD e Bleona Qerretit ndaj Evi Kokalarit: Akuza për spekulime rozë me politikanë të lartë
Aktualitet

Zbardhet padia 2 milionë USD e Bleona Qerretit ndaj Evi Kokalarit: Akuza për spekulime rozë me politikanë të lartë

2 Shtator, 2025
Sot do të ketë reshje shiu në të gjithë vendin
Aktualitet

Sot do të ketë reshje shiu në të gjithë vendin

30 Gusht, 2025
“Jezusi i Tropojës”, qytetarët e zhgënjyer me cilësinë e ulët të statujës (FOTO
Aktualitet

“Jezusi i Tropojës”, qytetarët e zhgënjyer me cilësinë e ulët të statujës (FOTO

28 Gusht, 2025
Rriten sërish temperaturat? Parashikimi i MOTIT për ditën e mërkurë
Aktualitet

Rriten sërish temperaturat? Parashikimi i MOTIT për ditën e mërkurë

27 Gusht, 2025
Freskohet MOTI këtë të hënë, ja si do të luhaten temperaturat sot
Aktualitet

Freskohet MOTI këtë të hënë, ja si do të luhaten temperaturat sot

25 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Studentja 23-vjeçare dënohet me burgim të përjetshëm në Dubai për një “budallallëk”, flet nëna e saj e tronditur
Bota

Studentja 23-vjeçare dënohet me burgim të përjetshëm në Dubai për një “budallallëk”, flet nëna e saj e tronditur

6 Shtator, 2025

Presidenti i Malit të Zi kërkon të rishfaqet sërish filmi “Lejleku” në gjuhën shqipe
Kulturë

Presidenti i Malit të Zi kërkon të rishfaqet sërish filmi “Lejleku” në gjuhën shqipe

6 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 6 Shtator 2025!
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 6 Shtator 2025!

6 Shtator, 2025

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!
Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com