Pas largimit të mijëra studentëve që dolën paraditen e sotme në protestë para Ministrisë së Arsimit, ka filluar pastrimi i ambienteve të jashtme.
Sot protesta e studentëve ka qenë paqësore, por në drejtim të ambienteve të Ministrisë janë hedhur vezë dhe letra higjienike.