Pasi e cilësoi Edi Ramën si Skënderbeun e kohrave moderne, deputetja socialiste, Elisa Spiropali, nuk di më të ndalë gafat e saj.
Gjatë seancës së ditës së sotme, Spiroplai ka ngatërruar ngjyrat e flamurit, duke e bërë fushën e zezë dhe shqiponjën dykrenare të kuqe.
‘Në themel të krenarisë së kësaj date qëndron simboli i flamurit, shqiponja me dy krena në fushë të zezë. Ky simbol na përbashkon kudo dhe gjithmonë, në kohë dhe në të gjitha hapsirat tona’, tha Spiropali.
Nuk e dimë nëse kjo ishte një gafë nga padituria e Spiropalit, apo ajo qëllimisht kërkon të ndryshojë simbolet tona kombëtare, njelloj si komunistët në 45-n, kur i shtuan edhe një yll flamurit tonë.