Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Paçram– Mabe, ku një kamion, ka përplasur një makinë tip “Benz”.
Nga të dhënat e para mësohet se si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar.
Ata janë dërguar në spitalin e Shkodrës, por ende nuk ka informacione për gjendjen e tyre shëndetësore.