InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Mësimi Interesant i Babait…

29 Nëntor, 2018
in Artikuj, Kulturë, Lifestyle, Të ndryshme
A A
Mësimi Interesant i Babait…

Një ditë, vajza e martuar vjen tek i ati dhe, gjithë trishtim, i thotë:
– Baba, jam shumë e lodhur nga gjithçka. Kam plot probleme: në punë, në jetën personale, kudo, dhe nuk kam më fuqi për t´i përballuar. Si të bëj?
Dhe ja si iu përgjigj i ati:
– Eja, bijë, të të tregoj diçka.
Ndezi tri vatrat me gaz mbi sobë dhe vuri në secilën nga një xhezve me ujë. Në një xhezve futi një karrotë, në tjetrën një vezë, në të tretën hodhi kafe dhe i la të zienin. Pas disa minutash e fiku zjarrin dhe e pyeti të bijën:

– Pa shiko, ç´ka ndodhur me ato që hodha në ujë?
– Po, baba. Karrota ka zier, po ashtu edhe veza, ndërsa kafja është shpërbërë, është tretur me ujin, – tha e bija.
– Ashtu është, – u përgjigj babai. – Por, nëse vëzhgojmë thellë-thellë, do të shohim se karrota, që ishte aq e fortë, është zbutur e është bërë e epshme. Përkundrazi, veza, që ishte aq delikate dhe e thyeshme, është bërë e fortë. Pamja e tyre e jashtme duket njësoj siç ishte, pa i zier, por së brendshmi ato kanë ndryshuar krejtësisht, ama secila në mënyrën e vet, edhe pse në të njëjtën situatë: në ujë të vluar. Kështu ndodh edhe me njerëzit: ata që duken të fortë, mund të kthen në të dobët dhe ata që duken më delikatë e më të pambrojtur, në situata të vështira mund të bëhen të fortë e të ashpër.

– Mirë, po kafja, baba?
– Ah, kafja! Ajo është më interesantja. U tret e u përzie me ambientin armiqësor, duke e shndërruar atë, duke e kthyer ujin e zier në një pije të shijshme dhe aromatike. Kështu pra, ka njerëz që, me të kuptuar se nuk mund të dalin dot nga një situatë e caktuar, duke vënë në dispozicion gjithë forcat dhe njohuritë e tyre, vendosin që, për ta ndryshuar e për ta kthyer atë në diçka më të mirë, të ndryshojnë edhe diçka nga vetja. Është zgjedhja apo forca e secilit që, për të dalë nga një situatë e vështirë, të ndryshojë edhe natyrën e tij.

Të Lidhura

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën
Të ndryshme

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën

20 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi
Lifestyle

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi

16 Mars, 2026
Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026
Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit
Artikuj

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

14 Mars, 2026

TË FUNDIT

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve
Aktualitet

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve

23 Mars, 2026

Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister
Aktualitet

Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister

23 Mars, 2026

Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë
Aktualitet

Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë

23 Mars, 2026

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)
Aktualitet

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)

22 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com