InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nipi i Isa Boletinit: Isa nuk luftoi që kulla e tij t’i bashkohet Serbisë

28 Nëntor, 2018
in Aktualitet, Histori, Kulturë, Lajme
A A
Nipi i Isa Boletinit: Isa nuk luftoi që kulla e tij t’i bashkohet Serbisë

Në Veri të Kosovës, paralelizmi sot më 28 nëntor po prekte një nivel tjetër. Aty ku përfundonte vargu i flamujve kuq e zi, shfaqeshin ata të Serbisë. Vetëm trupat e KFOR’it që ishin shpërndarë në distanca jo shumë të mëdha, po e thyenin këtë rregull. Derisa në fshatin Boletin të Zveçanit, shqiptarët po vizitonin kullën e Isa Boletinit për Festën e Flamurit, në qendër të Mitrovicës, serbët po i thurnin vargje “tokës së shenjtë”

Nipi i Isa Boletinit: Isa nuk luftoi që kulla e tij t’i bashkohet Serbisë

Veriu sot ishte kthyer në destinacion i dy pelegrinazheve: i serbëve që po e vazhdojnë serinë e protestave ndaj vendimit të Qeverisë për taksën ndaj produkteve serbe, duke i kënduar Kosovës dhe Trepçës dhe i shqiptarëve, që shkonin në Kullën e Isa Boletinit për Festën e 28 Nëntorit.

Gjithçka po zhvillohej në një perimetër jo shumë të gjerë, në zonën e qyteteve veriore, që janë përfshirë në debatin e ‘korrigjimit të kufijve’.

Ekipi i Gazetës Express në mesditë qëndroi në Kullën e Isa Boletinit. Aty po përfundonin vizitën e tyre kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Tema e ndryshimit të kufijve nuk ka kursyer as Kullën dhe varrin i Isa Boletinit. Kryeministri Ramush Haradinaj javë më parë deklaroi se bëhet fjalë për ndarjen e veriut. Sipas kryeministrit, plani i ndarjes e lë jashtë edhe fshatin Boletin, në të cilin janë rivarrosur eshtrat e heroit.

Për këtë temë për Gazetën Express foli edhe Gazmend Boletini, nip i Isa Boletinit, i cili po bënte nikoqirllëk në kullën e stërgjyshit të tij.

“Ne jemi Kosovë. Isa nuk ka luftuar që Kulla t’i mbetët në anën tjetër” , tha ai.

Ai tutje tregoi që kishin pritur qindra grupe të vizitorëve që për 28 nëntor shkojnë në Boletin.

Për Gazetën Express foli edhe ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, themeluesi KIPRED’it, Lulzim Peci, i cili ka qenë i zëshëm kundër idesë së ndryshimit të kufijve/ndarjes së Veriut.

“Pas 99’ës, kjo është ideja më e rrezikshme që është përballur Kosova. Kjo ide ka qenë edhe më përpara, mirëpo nuk ka pasur përkrahës. Problemi është se tash janë gjetur përkrahësit”, ka thënë Peci për Gazetën Express dhe T7.

Ai e quan tradhtinë më të madhe përkrahjen e opsionit të ndryshimit të kufijve, duke iu përgjigjur kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit, kushdo që e quan tradhtar Hashim Thaçin është gomar.

Në afërsi të kullës, trupat e KFOR’it ishin shpërndarë në dy-tre pika të ndryshme.

Nga ana tjetër, në udhëkryqin në dalje të Lagjes së Boshnjakëve qëndronte një veturë e policisë së Kosovës. Në të gjitha atë zonë, vetëm uniforma e policit që rrinte jashtë veturës kishte shenjë të Republikës së Kosovës.  Lagjja e Boshnjakëve ishte mbuluar me flamuj kuq e zi për shkak të festës. Njëqind metra më në veri, të dy anët e rrugës ishin të mbushura me flamujt e shtetit serb.

Vetura e Policisë dhe automjetet e KFOR’it po qëndronin larg qendrës së Mitrovicën Veriore, ku ishin mbledhur protestuesit serbë.

Boletini dhe fshatrat përreth ishin mbushur me flamuj kuq e zi. Edhe veturat që destinacion kishin varrin dhe kullën e Isa Boletinit, mbanin flamujt e Shqipërisë.

Në qytetet veriore, aty ku përfundonin flamujt kuq e zi, fillonte vargu i flamujve serbë. Mëngjitë situatës tensionuese në Veri, sot të dy palët po festonin. Shqiptarët 28 nëntorin, e serbët që sot u mblodhën për herë të tretë për të protestuar rreth taksës të qind për qindtë ndaj produkteve serbe.

Gazeta Express ka përcjellë edhe protestën e sotme, që po shoqërohej me një koncert. Protesta e thirrur për kundërshtim të taksës ndaj produkteve serbe, po i dedikohej “shefit të nëntokës”, Milan Radojciq. Serbët po bënin thirrje për ‘vëllanë’, i cili po kërkohet nga Policia e Kosovës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq./Express

Të Lidhura

“Nuk është Binaj”/ Curri zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë
Aktualitet

“Nuk është Binaj”/ Curri zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

24 Mars, 2026
Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve
Aktualitet

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve

23 Mars, 2026
Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister
Aktualitet

Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister

23 Mars, 2026
Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë
Aktualitet

Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë

23 Mars, 2026
Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)
Aktualitet

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)

22 Mars, 2026
Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin
Aktualitet

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

20 Mars, 2026

TË FUNDIT

Plani me 6 pika/ Çfarë kërkon të negociojë Trump me Iranin për ti dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme
Bota

Plani me 6 pika/ Çfarë kërkon të negociojë Trump me Iranin për ti dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme

24 Mars, 2026

“Nuk është Binaj”/ Curri zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë
Aktualitet

“Nuk është Binaj”/ Curri zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

24 Mars, 2026

Horoskopi për ditën e martë, 24 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e martë, 24 mars 2026

24 Mars, 2026

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve
Aktualitet

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve

23 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com