InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Mediat greke kunder Ramës: Po e dërgon vendin drejt gremines

24 Nëntor, 2018
in Artikuj, Bota, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Mediat greke kunder Ramës: Po e dërgon vendin drejt gremines

Gazeta greke ‘Tribune.gr’ i ka kushtuar sot një artikull kryeministrit Edi Rama dhe ceremonisë së kthimit të eshtrave të Mid’hat Frashërit ne atdhe.

Gazeta e ka quajtur Frashërin nazist, duke sjellë edhe një përmbledhje të biografisë së tij dhe rolin e Ballit Kombëtar gjatë Luftës Antifashiste, kryeministrin

Rama e ka cilësuar si personin që po e çon Shqipërinë drejt një ka.tastrofe të madhe. Në artikull i bëhet thirrje qeverisë greke për përforcim të kufijve, ndërsa incidentin me Kacifasin në fshatin Bularat e ka përkufizuar si provokim paraprak.

Më poshtë, artikulli i ‘Tribune.gr’:

“Edi Rama ri.varrosi me nderime eshtrat e kreut të “SS”-ve shqiptarë dhe kasapit të grekëve”

Në një sfidë të re serioze për vendin tonë dhe për komunitetin perëndimor demokratik të botës, kryeministri i djallëzuar i Shqipërisë, Edi Rama, ka ecur përpara.

Kryeministri që ka në deje edhe origjinë greke, Rama, mbajti një ceremoni va.rrimi të eshtrave të nazistit Mid’hat Frashëri, në zemër të Tiranës, në prani së Kabinetit qeveritar.

“Një hije plot dije”. Kështu, e përshkroi kryeministri shqiptar, njeriun që ekzekutoi dhe dogji të gjallë grekët civilë në Thesprotia.

Ai nderoi Mid’hat Frashërin me të gjitha formalitetet sikur të ishte një hero, duke hapur në thelb çështjen joekzistuese të Çamërisë. Në ceremoninë provokative të va.rrimit të eshtrave të nazistit shqiptarë në zemër të Tiranës, pati edhe përkrahës të the.rrjes së grekëve.

Ata madje mbanin flamurin e Forcave të Armatosura të Ballit Kombëtar. Mid’hat Frashëri ishte udhëheqësi i organizatës kriminale fashiste Balli Kombëtar, që veproi nga 1940-1944 në fshatrat shqiptare duke djegu.r antifashistë grekë e shqiptarë derisa u arratisën pas rrëzimit të gjermanëve.

Ai është akuzuar për mizo.ritë dhe ma.sakrat në zonat minoritare (në fshatrat Kakodiki dhe Glinë, pranë Bularatit) duke shkaktuar me qindra vi.ktima. Gjatë pushtimit gjerman në Ballkan, “Balli Kombëtar” luftoi organizatat guerile antifashiste, si një aleat i nazistëve gjermanë.

 

Në vitin 1944 kjo organizatë u bashkua me ushtrinë naziste gjermane. Mehdi Frashëri, kushëriri i Mid’hatit u emërua kryeministër i qeverisë naziste të Shqipërisë. Në vitin 1945 Mid’hat Frashëri iku në Italinë jugore dhe prej aty ofroi shërbimet e tij për britanikët dhe amerikanët, duke premtuar të krijonte një opozitë antikomuniste shqiptare. Në gusht 1949, ai u zgjodh kreu i Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë, por vetëm pak kohë më pas vdi.q nga një atak në zemër në Hotel Lexington në Nju Jork dhe u va.rros në Varrezat e Wernicke të Nju Jorkut.

Edi Rama i transferoi eshtrat e tij nga Amerika për t’i va.rrosur në qendër të Tiranës, ndërsa nuk harroi të përmendte edhe temën e Çamërisë. Natyrisht, të gjitha këto nderime ishin përgatitur kohë më parë nga regjimi shqiptar dhe tregojnë se Edie Rama, i cili sigurisht është i motivuar nga forcat e huaja, është në rrugën e duhur për të futur paqen në Ballkan.

Të gjitha të dhënat tregojnë se incidenti me Konstantinos Katsifas ishte provokim paraprak.
Qeveria greke duhet të marrë të gjitha masat për sigurinë e pakicës kombëtare greke. Edi Rama qartë po përshkallëzon sfidat.

Forcimi i trupave greke në kufirin greko-shqiptar do të dërgonte një mesazh se Greqia nuk do të lejojë që jeta e emigrantëve të saj të kërcënohet. Gjithashtu do të ishte jashtëzakonisht tra.gjike që populli shqiptar të vuante pasojat e veprimeve intolerante të politikës së lidershipit, të cilat janë në pajtim edhe me mendimet e drejtuesit tjetër politik të vendit, Sali Berisha.

Fatkeqësisht, nuk e dimë nëse shumica e shqiptarëve që kanë mbetur në Shqipëri, janë në gjendje të shohin se drejt ç’ katas.trofe të madhe po i drejton Edi Rama.

Të Lidhura

FOTO/ Vajza 10-vjeçare ndërron jetë, e vetme në spital: E rrahur nga babai dhe e dashura e tij
Bota

FOTO/ Vajza 10-vjeçare ndërron jetë, e vetme në spital: E rrahur nga babai dhe e dashura e tij

7 Gusht, 2025
Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje
Artikuj

Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje

3 Gusht, 2025
Jonela Spaho – Zëri i Arsyes dhe Ndjeshmërisë në Botën e Fjalës
Artikuj

Jonela Spaho – Zëri i Arsyes dhe Ndjeshmërisë në Botën e Fjalës

3 Gusht, 2025
Tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.7! Tre vende lëshojnë ALARME për cunami
Bota

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.7! Tre vende lëshojnë ALARME për cunami

30 Korrik, 2025
Trump bën thirrje për ndihmë urgjente në Gaza: Çdo grimcë ushqimi duhet të hyjë në atë territor!
Bota

Trump bën thirrje për ndihmë urgjente në Gaza: Çdo grimcë ushqimi duhet të hyjë në atë territor!

29 Korrik, 2025
Erdogan thirrje botës perëndimore për GAZËN: Bashkohuni në anën e njerëzimit!
Bota

Erdogan thirrje botës perëndimore për GAZËN: Bashkohuni në anën e njerëzimit!

22 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025

Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia
Opinione

Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia

10 Gusht, 2025

MOTI I DITËS, e diel 10 gusht 2025: Temperatura përvëluese deri në 42 gradë C
Aktualitet

MOTI I DITËS, e diel 10 gusht 2025: Temperatura përvëluese deri në 42 gradë C

10 Gusht, 2025

Rrok Dodaj, Kryetar i Bashkisë Pukë: Puna, vizioni dhe angazhimi ynë për një Pukë më të zhvilluar
Të ndryshme

Rrok Dodaj, Kryetar i Bashkisë Pukë: Puna, vizioni dhe angazhimi ynë për një Pukë më të zhvilluar

10 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com