InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zv/ministri më jetëshkurtër shqiptar zbardh skemën e performancës së ministrave/ Muka: Numri i “Pëlqimeve” (Likes), Shpërndarjeve (Shares) në Facebook, “Retweet” në Twitter, dhe “Pëlqimet” në Instagram janë mekanizmi vlerësues. O zot ku jemi?

22 Nëntor, 2018
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Lifestyle, Sociale
A A
Zv/ministri më jetëshkurtër shqiptar zbardh skemën e performancës së ministrave/ Muka: Numri i “Pëlqimeve” (Likes), Shpërndarjeve (Shares) në Facebook, “Retweet” në Twitter, dhe “Pëlqimet” në Instagram janë mekanizmi vlerësues. O zot ku jemi?

Zëvendës ministri i Arsimit, Taulant Muka, i cili dha dorëheqjen vetëm pas dy javësh në detyrë, ka shkuar në Facebook për një mbledhje qeverie ku ka marrë pjesë dhe se çfarë kërkoi kreu i qeverisë nga anëtarët e kabinetit.

Postim i Mukës:

Beteja bëhet në rrjetet sociale, ja çfarë ndodhi në mbledhjen e parë të qeverisë ku unë mora pjesë?

Në mbledhjen e parë të qeverisë Shqiptare ku mora pjesë (7 Nëntor), fliste vetëm një individ, Kryeministri (KM) i vendit ndërsa të tjerët mbanin shënime. Pjesa e parë ishte formale, KM i vendit lexonte vendimet dhe vetë pohonte “Miratohet”. Pas kësaj pjese formale, u lumturova sepse kishte një minutazh të caktuar për diskutim, dhe tema ishte: Performanca e Ministrive. Ku ka tëmë më të bukur dhe më të rëndësishme se kjo. Mendova vlerësues i përformancës do ishin objektivat, zbatimi i reformës, por JO. Në ekran projektohet një tabelë ku në krah të majtë ishin renditur Ministritë, dhe përkrah çdo ministrie ishte numri i “Pëlqimeve” (Likes), Shpërndarjeve (Shares) në Facebook, “Retweet” në Twitter, dhe “Pëlqimet” në Instagram. O Zot mendova, ku jam?! Ndërkohë që vendi im ka shumë probleme ekonomike dhe sociale, qeveria shqiptare harxhon kohë të vlefshme dhe diskuton “Pëlqimet” dhe “Shpërndarjet” në rrjetet sociale?!

Kryeministri i vendit mbajti 20-30 minuta diskutim për performancën e dobët që Ministritë kishin bërë në rrjetet sociale, dhe se ishte skandaloze që kishte dhe zv.Ministra që merrnin 2 Pëlqime (LIKES). Të gjithë mbanin shënime, askush nuk fliste. Madje aty mësova që çdo ministri kishte një grup WhatsApp-i më pjesëtar stafet e ministrive, drejtorive dhe militantëvë politik ku lajmërohej postimi në rrjetet sociale i një lajmi dhe ju kërkohej ta pëlqenin dhe shpërndanin.

Shumë pak shqiptarë e kuptojnë arsyen pse kjo është e rëndësishme. Qeveria shqiptare lufton për formën (fasadën) dhe jo përmbajtjen (zbatimi i reformës, treguesit ekonomik, cilësia në arsim etj). Perceptimi për Shqipërinë jashë vendit është i rëndësishëm për politikën Shqiptare, dhe i vetmi perceptim që për ta ka vlerë. Prandaj është e nevojshme të ketë sa më shumë përhapje të “fasadës” e shitur si arritje në rrjetet sociale. Bota perëndimore, përmes aplikacioneve të veçantë bazuar në metodat e inteligjencës artificiale, vlerëson gjendjen e vendit tonë (dhe shteteve të tjera) dhe përkrahjen që një forcë politike apo lëvizje ka në rrjetet sociale (përkthimi i statusit bëhet automatikisht në gjuhën angleze), gjë që nuk mund ta bëjë përmes medias vizive dhe të shkruar të cilat janë në gjuhën

Shqipe dhe mund të kontrollohen (sikurse ndodhë në vendin tonë). Kjo është arsyeja pse fshihen mesazhet negative në statuset e qeverisë dhe pjesëtarëve të saj, apo edhe ndoshta beteja e qeverisë për “Shpifjen”. Duhet dhënë imazhi perfekt për Shqipërinë jashtë vendit, pak rëndësi ka realiteti faktik dhe çfarë mendojnë vetë Shqiptarët. Shikoni Tiranën sot, duket shumë bukur kur përshkron rrugën nga aeroporti deri në qendër dhe korpusin universitar (i cili ka fasadë të bukur, por po të hysh brenda gjendja është skandaloze). Kjo është dhe rruga që çdo zyrtar i huaj bën kur viziton Shqipërinë, duke ikur me përshtypjet sikur Shqipëria po ndryshon! Prandaj dhe beteja e Shqiptarëve sot për të vërtetën, kur nuk ka opozitë të forte dhe dija po shkatërrohet, është edhe betejë në rrjetet sociale…fatkeqësisht. Kjo është një betejë në të cilën shkenca (metodat e inteligjencës artificiale) mund të ndihmojnë!

 

Të Lidhura

Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare
Aktualitet

Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare

2 Prill, 2026
Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin
Aktualitet

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

2 Prill, 2026
Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”
Aktualitet

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”

1 Prill, 2026
Berisha me zyrtarët e KE: Afera e AKSHI-t, Karçanaj është fake, e vërteta është Linda Rama
Aktualitet

Berisha me zyrtarët e KE: Afera e AKSHI-t, Karçanaj është fake, e vërteta është Linda Rama

1 Prill, 2026
Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme
Aktualitet

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme

30 Mars, 2026
Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara
Aktualitet

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara

29 Mars, 2026

TË FUNDIT

Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare
Aktualitet

Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare

2 Prill, 2026

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin
Aktualitet

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

2 Prill, 2026

Zgjati pak! Kejsi e pranon: Me Inën nuk jemi më bashkë!
Show Biz

Zgjati pak! Kejsi e pranon: Me Inën nuk jemi më bashkë!

2 Prill, 2026

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 2 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 2 prill 2026

2 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com