InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dënimi i të riut demokrat për gjuajtjen me vezë të Erion Veliajt, reagon kreu i FRPD/ KËLLIÇI: “Drejtësia” e Edi Ramës liron trafikantë e kriminelë të lidhur me pushtetin, por dënon të rinj që protestojnë për të drejtat e tyre!

21 Nëntor, 2018
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A

Kreu i FRPD , Belind Këlliçi ka reaguar sot përmes një deklarate, duke dënuar vendimin e gjyqtarit Arben Micko, i cili përmes një procesi të pastër politik ka dënuar anëtarin e FRPD, Oleg Gora.
Këlliçi, u shpreh në deklaratën e tij se, “krimi i të riut opozitar ishte goditja me vezë e Erion Veliajt, në shenjë proteste kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, ndaj dhe gjyqtari politik i Rilindjes, në konflikt të hapur interesi, vendosi se të gjuash me vezë Erion Veliaj është prishje e qetësisë publike”, duke dëshmuar qartësisht se ky vendim është tërësisht i orientuar politikisht.

Ja deklaratë e plotë e kreut të të rinjve demokratë:

“Drejtësia” e Edi Ramës liron trafikantë e kriminelë të lidhur me pushtetin, por dënon të rinj që protestojnë për të drejtat e tyre!

Kjo u dëshmua së fundmi nga dënimi politik i anëtarit të FRPD, Oleg Gora nga gjyqtari politik Arben Micko, babai i nënkryetarit të FRESSH-it, Artur Micko.

Krimi i të riut opozitar ishte goditja me vezë e Erion Veliajt, në shenjë proteste kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Gjyqtari politik i Rilindjes, në konflikt të hapur interesi, vendosi se të gjuash me vezë Erion Veliaj është prishje e qetësisë publike.

Në emër të të rinjve të Partisë Demokratike dhe të gjithë rinisë që ngre zërin kundër padrejtësisë dhe korrupsionit, dua të siguroj çdokënd që kërkon të mpijë reagimin qytetar se nuk kemi për t’i lënë të qetë në shkatërrimin e vendit dhe të së ardhmes sonë!

Vendimi i gjyqtarit politik të Rilindjes nuk është surprizë, sepse njihet afrimiteti i të birit fresshist me Erion Veliaj dhe me Olsi Ramën. Fotot shoqëruese e provojnë këtë.

Është revoltuese që në Shqipërinë e vitit 2018 një i ri opozitar dënohet pse protestoi kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, ndërsa Prokuroria i mbyll Erion Veliajt dosjen e vrasjes në landfillimin e Sharrës të 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj.

E vënë tërësisht në shërbim të Edi Ramës, drejtësia liron çdo ditë kriminelët dhe dënon qytetarët e pambrojtur.

Është kjo drejtësi e kapur politikisht që mbron ministra dhe ish ministra të përfshirë në trafiqe e korrupsion dhe dënon të rinjtë që protestojnë se nuk paguajnë dot tarifat e rritura te shkollës.

Është kjo drejtësi që mbron Vangjush Dakon, i cili duhej të ishte në burg për bashkëpunim me krimin në blerje votash dhe dënon të rinjtë që protestojnë në mbrojtje të vlerave të qytetit dhe kundër korrupsionit, që po na merr frymën.

Është drejtësia e kapur dhe policia politike që i trajton si kriminelë të rinjtë që protestojnë tek Unaza e Re në mbështetje të banorëve që po u prishen shtëpitë pa asnjë dëmshpërblim.

Dhuna dhe presioni politik orkestrohet nga Edi Rama për të trembur dhe për t’i mbyllur gojën të rinjve të FRPD dhe çdo të riu tjetër që proteston kundër padrejtesive, keqqeverisjes dhe krimit që na sundon prej 5 vjetësh.

Dua ta garantoj sot Edi Ramën dhe Erion Veliajn se nuk do të shpëtojnë dot duke dënuar të rinjtë e Forumit të Partisë Demokratike!

Ne do të vazhdojmë të jemi përballë tyre derisa ta largojmë këtë të keqe, që është arsyeja pse Shqipëria është vendi me përqindjen më të lartë në botë të të rinjve që duan të largohen.

Ne, të rinjtë demokratë dhe rinia që e do Shqipërinë si Europa nuk ta lejojmë të keqen që na qeveris sot të mbajë peng të ardhmen tonë europiane!

Fotografia e Belind Këlliçi

Të Lidhura

“Nuk është Binaj”/ Curri zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë
Aktualitet

“Nuk është Binaj”/ Curri zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

24 Mars, 2026
Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve
Aktualitet

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve

23 Mars, 2026
Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister
Aktualitet

Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister

23 Mars, 2026
Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë
Aktualitet

Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë

23 Mars, 2026
Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)
Aktualitet

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)

22 Mars, 2026
Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin
Aktualitet

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

20 Mars, 2026

TË FUNDIT

Plani me 6 pika/ Çfarë kërkon të negociojë Trump me Iranin për ti dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme
Bota

Plani me 6 pika/ Çfarë kërkon të negociojë Trump me Iranin për ti dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme

24 Mars, 2026

“Nuk është Binaj”/ Curri zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë
Aktualitet

“Nuk është Binaj”/ Curri zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

24 Mars, 2026

Horoskopi për ditën e martë, 24 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e martë, 24 mars 2026

24 Mars, 2026

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve
Aktualitet

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve

23 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com