Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Elbasan pas një aksioni të zhvilluar nga policia. Dy të arrestuarit janë Enver Çapja, 51-vjeç dhe Naim Gjarri, 38-vjeç.
Arrestimi i Çapjas u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga autoritetet në lokalin e tij u gjet një pako me fishekë pistolete. Ndërsa Naim Gjarri u arrestua pasi policia i gjeti atij dy pistoleta, të llojit glock dhe TT, si dhe një minë e telekomanduar.
Policia, gjatë këtij operacioni shoqëroi edhe dy persona, të cilët po merren në pyetje në Komisariatin e Elbasanit.