InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

ZYRTARE/ Presidenti Meta ka vendosur që të propozojë zonjën Vitore Tusha për Kryetare të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

5 Nëntor, 2018
in Artikuj, InfoPress, Politikë
A A
ZYRTARE/ Presidenti Meta ka vendosur që të propozojë zonjën Vitore Tusha për Kryetare të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vendosur për emrin që do të propozojë për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Në një njoftim për mediat, presidenca thotë se Presidenti Meta ka vendosur që të propozojë zonjën Vitore Tusha si kandidate.

‘Përzgjedhjen e znj. Vitore Tusha për tiu propozuar Kuvendit të Shqipërisë, për tu zgjedhur në pozicionin kushtetues të kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit’, thuhet në reagimin e Presidencës.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 162 pika 2 të Kushtetutës, si dhe të nenit 19 pika 2, të ligjit nr.154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, pas shqyrtimit të të gjithë kandidaturave që kanë shprehur interesin, në përfundim të procesit vlerësues me Dekretin nr. 10929, datë 05.11.2018, ka vendosur që zj.Vitore Tusha t’i propozohet Kuvendit të Shqipërisë për tu zgjedhur në pozicionin Kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Presidenti pas realizimit të një procesi transparent dhe objektiv, ka arritur në konkluzionin se, Doktore e Shkencave Juridike znj.Vitore Tusha plotëson kushtet dhe kriteret ligjore, si dhe është kandidatura më e përshtatshme për tu zgjedhur në këtë pozicion kushtetues, bazuar në eksperiencën solide dhe kontributin e pandërperë të znj.Tusha, në fushën e jurispudencës, si në sistemin gjyqësor, ashtu dhe referuar angazhimeve të saj akademike si pedagoge në institucionet e arsimit të lartë në fushën e së drejtës, trajnuese dhe pedagoge në Shkollën e Magjistraturës, apo edhe si eksperte në fushën e së drejtës kushtetuese e më gjerë.

Presidenti i Republikës, vlerëson se Znj.Vitore Tusha, aktualisht anëtare në detyrë e Gjykatës Kushtetuese të cilës i ka mbaruar mandati në këtë funksion që prej datës 10 mars 2017, gëzon një integritet të lartë moral dhe profesional, e konfirmuar edhe në rrugë istitucionale, pasi si subjekt i ligjit nr.84/2016, ajo është konfirmuar në detyrë dhe ka kaluar me sukses dhe me vendim të formës së prerë, procesin e rivlerësimit kalimtar (vettingun), për të gjithë komponentët e këtij procesi, duke krijuar bindjen se kandidatura e saj është e denjë për tu zgjedhur si Kryetar i Kontrollit ë Lartë të Shtetit.

Duke zgjedhur një kandidaturë si znj.Tusha larg çdo angazhimi partiak në të kaluarën, Presidenti beson se kontribuon për garantimin e pavarësisë së këtij institucioni shumë të rëndësishëm kushtetues.

Presidenti i Republikës gjen rastin të falenderojë të gjithë aplikantët e tjerë që kanë shprehur interesin për të marrë pjesë sipas thirrjes së hapur prej tij, disa prej të cilëve janë personalitete të njohura publike dhe me kontribute të shquara në fushat e ekonomisë dhe drejtësisë.

CURRICULUM VITAE

VITORE TUSHA

TË DHËNA PERSONALE:

Datëlindja:                  26.11.1960

Vendlindja:                  Tiranë

EDUKIMI DHE GRADA SHKENCORE:

1997                            “Doktor” i Shkencave në Drejtësi, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

1979-1983                   Dega Drejtësi, Fakulteti i Shkencave Politiko-Juridike, Unversiteti i Tiranës

1975-1979                   Shkolla e mesme e përgjithshme “Bardhork Biba”, Rrëshen Mirditë

EKSPERIENCA NË PUNË:

2008 – në vazhdim      Gjykata Kushtetuese, – Gjyqtare

2004 – 2008                 Dhoma e Avokatisë Tiranë, – Avokate

1994 – 2001                 Gjykata e Kasacionit, – Gjyqtare

1992 – 1994                 Gjykata e Rrethit Tiranë, – Gjyqtare

1990 – 1992                 Dhoma e Avokatisë Tiranë, – Avokate

1983 – 1990                 Gjykata e Rrethit Tiranë, – Përmbaruese Gjyqësore

 

Të Lidhura

Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve
Artikuj

Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve

11 Mars, 2026
Udhëkryqi i reformës zgjedhore/ Mes mosbesimit dhe presionit për ndryshime të thella
Artikuj

Udhëkryqi i reformës zgjedhore/ Mes mosbesimit dhe presionit për ndryshime të thella

5 Mars, 2026
Banka Botërore: Shqipëria përballet me kosto të larta dhe cilësi të dobët në investimet e transportit
Artikuj

Banka Botërore: Shqipëria përballet me kosto të larta dhe cilësi të dobët në investimet e transportit

26 Shkurt, 2026
Sjellja e mazhorancës ngre pikëpyetje mbi vullnetin e saj, por edhe mbi kufijtë kushtetues të rolit të Kuvendit
Artikuj

Sjellja e mazhorancës ngre pikëpyetje mbi vullnetin e saj, por edhe mbi kufijtë kushtetues të rolit të Kuvendit

25 Shkurt, 2026
Shkëlqimi dhe rënia e “Air Albania”, dueli i heshtur me “Turkish Airlines”
Artikuj

Shkëlqimi dhe rënia e “Air Albania”, dueli i heshtur me “Turkish Airlines”

22 Shkurt, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Turistët zgjedhin Gjirokastrën, qyteti historik me rritje vizitorësh në 2026
Aktualitet

Turistët zgjedhin Gjirokastrën, qyteti historik me rritje vizitorësh në 2026

11 Mars, 2026

Produksionit i del skema zbuluar…askush nuk do të eliminohet nga televotimi i fundit? Ja pse
Show Biz

Produksionit i del skema zbuluar…askush nuk do të eliminohet nga televotimi i fundit? Ja pse

11 Mars, 2026

Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve
Artikuj

Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve

11 Mars, 2026

Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe ditë me diell, parashikimi i motit për këtë të martë
Aktualitet

Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe ditë me diell, parashikimi i motit për këtë të martë

10 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com