Shqiptari habit policinë italiane, i gjejnë dy breshka në bagazhin e makinës

Një shqiptar ka habitur policinë italiane mëngjesin e sotëm.

Ansa.it shkruan se shqiptari është ndalur sapo zbriti në portin e Barit në Itali dhe i është bërë një kontroll në mjetin ku po udhëtonte.

Policët e portit janë habitur kur kanë parë se në bagazh shqiptari kishte futur dy breshka.

Breshkat ishin të rralla, të llojit “Testudo Hermanni”, të cilat janë klasifikuar si specie në zhdukje.

Breshkat nuk kishin certifikatat e nevojshme dhe as mikroçipin e identifikimit, kështu u sekuestruan, ndërsa shqiptari u procedua për tentativë në importimin e specieve të rrezikuara.

Breshkat u dorëzuan në një qendër kujdesi për kafshë e llojeve të rralla e të egra.