Tragjedia ka pllakosur familjen Seiti nga Memaliaj, ku pas vdekjes së djalit 18-vjeçar në spitalin Covid 2, ka ndërruar jetë dhe i atij i tij.
Babai i adoleshentit, Luftar Seiti mësohet se ka ndërruar jetë po për shkak të koronavirusit, ndërsa prej disa ditësh ndodhej i intubuar.
Adoleshenti Q. Seiti sipas mjekëve kishte mbërritur në spital me mushkërinë e prekur 100% nga koronavirusi.
Edhe babai i tij ishte në gjendje të rëndë dhe duket se nuk i ka mbijetuar dot sëmundjes.
Mamaja e 17 vjeçarit mësohet se ka shpëtuar nga sëmundja, pasi edhe ajo ishte e prekur nga Covid-19, por tashmë ndodhet në gjendje më të mirë, edhe pse tragjedia e dyfishtë duket të jetë e papërballueshme.