Nga Helidon BUSHATI, drejtues politik i PD, qarku Shkoder
Sot aktorja e qeverisë, Ministrja e Bujqësisë, paska zhvilluar shown e radhës në Shkoder duke prezantur si arritje faktin pse një fermer paska përfituar naftë me rimbursim. Pasi shkatërroi fermerët dhe bujqit, sot shfaqen si shpetimtarë me nderhyrje te huazuara nga programi i PD-së. Ministres iu lidh gjuha kur u pyet per fermerët e zonës së nënShkodres të cilët perreth dy muaj mundi i tyre është nën ujë.
Nuk ka ç’të thotë, fajin e paska Bashkia dhe demshpërblimet i paska Bashkia! I harruan premtimet e 2013, dhe sot në mendje kanë vetem shoën dhe talljen. Erdhi nga Tirana per tu tallur me një qark të tërë, pa asnjë zgjidhje apo propozim!
Boll më! Mundi dhe buxheti për fermerët është ne xhepat e qeverisë. Sot ata meritojnë një qeveri në krah të tyre.
Fundin e kanë të sigurtë!
Me 25 Prill qytetarët e Shkodres dhe të Shqipërisë, i japin fund talljes dhe mashtrimit.
Me 25 Prill, hajdutët ndëshkohen me votë!