InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Marrin para nga taksapaguesit shqiptarë”, Basha kundër oligarkëve: Kemi naftën më të shtrenjtë në rajon

23 Shkurt, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
“Marrin para nga taksapaguesit shqiptarë”, Basha kundër oligarkëve: Kemi naftën më të shtrenjtë në rajon

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, renditi arsyet, pse sipas tij, duhet votuar më 25 prill, teksa shpërtheu me tone të ashpra ndaj “oligarkëve”.

Gjatë një takimi me bizneset përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, kryedemokrati theksoi se “Biznesi është në kolaps total, oligarkët shijojnë favoret e qeverisë. Nga kriza nuk dilet duke dhënë para për oligarkët dhe duke lënë mënjanë biznesin prodhues dhe shtresën e mesme”.

Lidhur me këtë, Basha deklaroi se PD ka një plan konkret dhe të zbatueshëm për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë e pandemisë së koronavirusit.

“Nuk dilet nga kriza, duke ua dhënë paratë oligarkëve. Ekonomia dhe shqiptarët mund të dalin nga kjo krizë, vetëm kur jemi të gjithë duke iu afruar finishit, pa lënë asnjë pas. Përndryshe, pandemia vetëm do ta thellojë krizën.

Ndaj vijmë këtu me një plan konkret, me vendosmërinë për ta zbatuar atë. Jemi të gatshëm të rishikojmë akcizën e birrës dhe problemin e pullës dhe kodit të akcizës, deri në heqjen e tyre.

Do të shfuqizojmë taksën e ambalazhit. Sot vetëm 4-5 vetë janë te tavolina e kryeministrit, ortakë për xhepat e tyre. Fatura e këtij korrupsioni ka arritur 7.2 miliardë euro, në këto 8 vite.

I gjithë ky program, që kemi shpalosur hap pas hapi, për hapjen e vendeve të punës, pagën minimale 36 mijë lekë të reja në muaj, për uljen e taksave, si dhe masa të tjera që do të sjellin përmirësim në familje dhe biznes, janë pjesë e një plani që funksionon si i tërë. Është produkt i dy viteve punë me specialistët më të mirë.

Kam takuar me qindra pensionistë, është i njëjti realitet sot. Ndryshimi është mes një plani konkret e i zbatueshëm, që funksionon si i tërë, dhe që do të sjellë përmirësim, dhe atij që hap thesin e premtimeve boshe vetëm kur vjen dita e zgjedhjeve.

Ne do të rrisim konkurrueshmërinë e biznesit. Dy modele janë, ai i liberalizimit, ku përfitojnë të gjithë, dhe ai i monopolizimit, ku përfitojnë një grusht njerëzish.

Gjithëpërfshirja dhe aksesi është zgjidhja që japim ne me planin tonë. Sot këto vendime që ka marrë qeveria janë të konsultuar me ortakët, që përfitojnë.

Me planin tonë fitojnë të gjithë, sipërmarrjet prodhuese, punonjësit, familjarët e tyre dhe natyrisht edhe shteti.

Pra fiton Shqipëria. Kjo është filozofia jonë e gjithëpërfshirjes dhe aksesit në vendimmarrje. Nëse në vendimmarrje përfshihen 5 veta, ata përfitojnë, nëse përfshihen të gjithë, të gjithë do të përfitojnë.

Do të ulim çmimin e energjisë, vendosim fasha mbrojtëse për familjet në nevojë.

Fashën e sotme nuk do ta paguajnë familjet me të ardhura të vogla, do të ketë një fashë tjetër për ta. Ne do të nxisim teknologji të veçanta, nuk do të ngurrojmë të përdorim edhe subvencionimin, me qëllim që prodhimet tona të depërtojnë dhe në tregjet rajonale dhe evropiane. Industria e birrës është fare e qartë, se si kemi dështuar, si nuk japim dot rolin në tregun e brendshëm, e jo më të kthehemi në treg sfidues.

Në këto dy muaj që kanë mbetur duhet secili të marrë vendimet e veta. Me 25 prill dy janë zgjedhjet, një qeveri dhe një kryeministër, që iu ka premtuar 8 vite dhe ka bërë të kundërtën e atyre që ka premtuar dhe rruga tjetër është një plan i konsoliduar.

Më 25 prill është dita që Rama të humbë dhe gjithë Shqipëria të fitojë, sepse ky plan do të mundësojë çlirimin e energjive që mbahen të mbyllura. Shqipëria reale rënkon nga dhimbjet dhe vuajtjet e shkaktuara prej 8 vitesh. Dita po vjen, është 25 prilli”, tha kryedemokrati Basha.

Të Lidhura

I NXEHTI AFRIKAN “djeg” Ballkanin! Temperatura përvëluese në javët në vijim: Termometri do të shënojë 40 gradë Celsius në disa vende
Aktualitet

I NXEHTI AFRIKAN “djeg” Ballkanin! Temperatura përvëluese në javët në vijim: Termometri do të shënojë 40 gradë Celsius në disa vende

26 Qershor, 2025
Mas’akra mbi Çamërinë, një plagë e hapur në ndërgjegjen tonë kombëtare
Aktualitet

Mas’akra mbi Çamërinë, një plagë e hapur në ndërgjegjen tonë kombëtare

26 Qershor, 2025
Ish-kreu i PD në Vlorë u zgjodh në krye të Kadastrës/ Vjen REAGIMI i Sali Berishës
Politikë

Ish-kreu i PD në Vlorë u zgjodh në krye të Kadastrës/ Vjen REAGIMI i Sali Berishës

26 Qershor, 2025
Lëkundje të forta TËRMETI në Tiranë. Ja epiqendra dhe magnituda!
Aktualitet

Lëkundje të forta TËRMETI në Tiranë. Ja epiqendra dhe magnituda!

24 Qershor, 2025
Pas sherrit me anëtarët e KAS Dogjani nxirret jashtë me forcë nga Policia, akuza Ramës
Aktualitet

Pas sherrit me anëtarët e KAS Dogjani nxirret jashtë me forcë nga Policia, akuza Ramës

23 Qershor, 2025
Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Trump: Çdo hakmarrje nga Irani, do përballet me forcë të madhe!
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Trump: Çdo hakmarrje nga Irani, do përballet me forcë të madhe!

22 Qershor, 2025

TË FUNDIT

Befason Eni Çobani, rrëfen presionet: Kam menduar të heq dorë nga emisioni, njerëz të fuqishëm janë afruar…
Show Biz

Befason Eni Çobani, rrëfen presionet: Kam menduar të heq dorë nga emisioni, njerëz të fuqishëm janë afruar…

1 Korrik, 2025

FOTO/ A duhet të ketë më tej dyshime? Ledri dhe Xhensila kapen “mat” në Ibiza!
Show Biz

FOTO/ A duhet të ketë më tej dyshime? Ledri dhe Xhensila kapen “mat” në Ibiza!

1 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 1 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 1 Korrik 2025

1 Korrik, 2025

A i ka bërë buzët me botox? Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai: Kam rregulluar veshët dhe…
Show Biz

A i ka bërë buzët me botox? Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai: Kam rregulluar veshët dhe…

30 Qershor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com