InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Gjeneral PIRO AHMETAJ: Rama dhe “tërmeti” i zgjedhjeve Gjiknuri, mashtrime për legalizimet dhe pronarët në Vlorë!

23 Shkurt, 2021
in InfoPress, Politikë
A A
Gjeneral PIRO AHMETAJ: Rama dhe “tërmeti” i zgjedhjeve Gjiknuri, mashtrime për legalizimet dhe pronarët në Vlorë!

Nga Piro AHMETAJ,
Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD

Kandidati për deputet i Partisë Denmokratike në Vlorë, Piro Ahmetaj denoncon mashtrimet e drejtuesit politik të PS-së në këtë qark, Damian Gjiknurit, lidhur me legalizimet dhe pronarët në Vlorë. Në reagimin e tij Ahmetaj thotë se nën skemën e projekteve publike (në mendjen e të gjithë-diturit Edi Rama)  në asnjë rast nuk pyeten qytetarët, grupet e interesit, nuk peshohen vlerat historike, traditat dhe ndjeshmëria e krenarisë së qytetit, por me vendime arbitrare ua dorovisin besnikëve të Partisë, për interesa elektorale të mbajtjes së pushtetit.

“Në dëgjesat elektorale me militantët e emëruar në administratën lokale të Qarkut të Vlorës, Kryeministri dhe drejtuesi politik, Damian Gjiknuri dalldisin me llogje për kundërshtarët, si dhe me mashtrime për qytetarët mbi arritjet dhe përparimin e pakrahasueshëm përgjatë 8 viteve, nën drejtimin e udhëheqësit të lavdishëm të partisë “rilindase”.

Ndërsa Rama është “artist” i konsumuar në fushën e bejteve, Gjiknuri, është i damkosur në memorien e shqiptarëve,  pasi në 2017 nga i njëjti funksion në Diber, bëri “tërmet dhe kërdinë” me vota të vjedhura, por të dy bashke i nxinë faqen Shqipërisë.

Por këtë radhë standardet e përzgjedhjes kanë ndryshuar, nga: “kush vjedh vota, në kush mashtron më shumë ngjitet më lartë në listën e kryetarit të madh”!

Ka edhe një shprehje popullore, kupën e merr jo ai që entuziazmohet domosdo nga mashtrimet e Shefit, por ai që beson gënjeshtrat e veta.

Konkretisht, në një nga këto vetë-dëgjesa, me banorët e fushë së aviacionit të ardhur mbas viteve 90, siç e gjeni në linkun nr. 1 (bashkëlidhur) Damiani mashtron me zë dhe figurë: “në 8 vite PD bëri vetëm 2.700 legalizime, ndërsa në 7 e kusur vite PS ka bërë 15 mijë legalizime”, si dhe mashtrime edhe më cinike se kjo për kompensimin e pronarëve të ligjshëm në bregdet, etj.

  1. Linkun nr. 1: “Sekuenca e medias mbi mashtrimet me zë e figurë të Gjiknurit”:

Mbas takimit, një miku im, intelektual dhe shtetar i mirënjohur në Vlorë më shkruajti i revoltuar: “është mashtrim me prova pasi në tabelën zyrtare nr. 2 (bashkëlidhur) shihet qartë se, jo 2700 por 12.457 qytetarë të qarkut të Vlorës kanë legalizuar banesat gjatë 5 viteve (2008- 2013)!

  1. Tabela zyrtare nr. 2: “Mbi legalizimet në qarkun e Vlorës (2008 – 2013)”:

Kështu, tabela zyrtare flet 4 herë më fortë, pasi 9 mijë e 757 familje me shumë se mashtrimet e Ramës dhe Damianit kanë marrë çertifikatat e pronësisë në qarkun e Vlorës.

Së dyti, ka një mashtrim tjetër me prova, pasi sipas tabelës zyrtare nr. 3 (bashkëlidhur) nga fundi 2008 deri shtator 2013, plotë 3.251 pronarë, janë kompensuar nē të gjithë vendin!

  1. Tabela zyrtare nr. 2: “Mbi kompensimet e pronarëve në të gjithë vendin (2008-2013)”:

Jo vetëm mashtrimet me provat e sipërpërmendura, por për më keq akoma, pronarët në vijën bregdetare të qarkut Vlorë dhe gjithë vendin, në 8 vitet që po lëmë pas kanë përjetuar raprezaljet e makinerisë shtetërore edhe më keq se ato të pushtuesve në raport me pronat e tyre të ligjshme.

Besoj se memoria s’ka vdekur, kadastrat flasin dhe prindërit tanë e dinë mire, se pushtuesit Italianë dhe Gjermanë i merrnin pronat për interesa ushtarake dhe administrative, por me kontrata ligjore me pronarët/qytetarët si dhe me çmime të tregut.

Ndërsa në 8 vjet, qeveria në ikje, pasi shpronëson pronarët e vijës bregdetare të Orikumit, Jonufrit, Jalës, Himarës, Sarandës, etj, me çmime qesharake, deri 204 lekë të reja (1 kafe dhe ujë pa gaz siç thonë Vlonjatët) ndërsa çmimi në treg është mbi 100 Euro.

Për edhe më keq, nën skemën e projekteve publike (në mendjen e të gjithë-diturit)  në asnjë rast nuk pyeten qytetarët, grupet e interesit, nuk peshohen vlerat historike, traditat dhe ndjeshmëria e krenarisë së qytetit, por me vendime arbitrare ua dorovisin besnikëve të Partisë, për interesa elektorale të mbajtjes së pushtetit.

Edhe një pemë të hiqet në Bruksel, Romë, Athinë, e kudo gjetkë pyeten qytetarët por kjo nuk ndodhë në Republikën e Udhëheqësit fuqiplotë të Surrelit!

Ndërsa këto mashtrime dhe jo vetëm kanë edhe 60 ditë të numëruara.

Data 25 nuk është 1 Prilli  i mashtruesve, as i “tërmetit” me vota të vjedhura, as i parajsës të politikanëve të korruptuar dhe as e sekserëve të pushteteve!

Lutem dhe besoj se referendumi i 25 Prillit të jetë dita e të vërtetave, një datë e bekuar, ku mbarë shqiptarët me votë të lirë do të rinisin udhëtimin e Shqipërisë demokratike si gjithë Europa”, shprehet Piro Ahmetaj, Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD, njëherësh dhe kandidat për deputet në Qarkun Vlorës.

Tags: Piro Ahmetaj
ShareTweetSend
Previous Post

Zgjedhjet e 25 prillit, Soreca: Listat të jenë në standarte të larta

Next Post

KQZ mbyll regjistrimin, 46 parti kërkojnë vota me 25 prill

Related Posts

“Shengeni Ballkanik”, ish-ministri Manjani: S’e kuptoj dëshirën e “të mëdhenjve” për t’u zvogëluar!
AKTUALITET

“Fletë-lavdërimi amerikan”, Manjani i kthehet Qeverisë: Mbajeni një linjë logjike, se e keni lëshuar fare të shkretën!

 23/02/2021 20:46
Të shtënat në Durrës, të plagosur nënë e bir, arrestohet autori
AKTUALITET

Të shtënat në Durrës, të plagosur nënë e bir, arrestohet autori

 23/02/2021 20:40
Juli Krisafi foto ku tregon bukurinë
AKTUALITET

Juli Krisafi foto ku tregon bukurinë

 23/02/2021 20:37
Të shtëna me armë zjarri, një i plagosur, policia rrethon Durrësin
AKTUALITET

Të shtëna me armë zjarri, një i plagosur, policia rrethon Durrësin

 23/02/2021 20:33
4 raste të reja me Covid-19
AKTUALITET

Shifrat e larta të Covid-19, Tomini: Do të rekomandojë shtrëngim ose spostim masash

 23/02/2021 20:32
“Dritë përtej errësirës”, viktima dhe persekutorë në një ekspozitë
AKTUALITET

“Dritë përtej errësirës”, viktima dhe persekutorë në një ekspozitë

 23/02/2021 20:32
Nga FRD te AK, KQZ regjistron edhe 9 subjekte në zgjedhje, eliminon Partinë e Punës

 

Të Lidhura

Ish-kreu i PD në Vlorë u zgjodh në krye të Kadastrës/ Vjen REAGIMI i Sali Berishës
Politikë

Ish-kreu i PD në Vlorë u zgjodh në krye të Kadastrës/ Vjen REAGIMI i Sali Berishës

26 Qershor, 2025
Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë
Politikë

Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë

13 Qershor, 2025
Rinumërim i rreth 40% të kutive të votimit, reagon kryelegalisti Axhami: Kjo është një këmbanë alarmi!
Politikë

Rinumërim i rreth 40% të kutive të votimit, reagon kryelegalisti Axhami: Kjo është një këmbanë alarmi!

10 Qershor, 2025
DOKUMENTI/ Meta firmos urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Tiranë
Politikë

DOKUMENTI/ Meta firmos urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Tiranë

20 Maj, 2025
Konflikti në mes Ulsi Manjës dhe Gjin Gjonit, reagon ish-deputeti lezhian, Ndocaj: SPAK të hetojë këtë paloministër për masakrën zgjedhore në këtë qark!
Politikë

Konflikti në mes Ulsi Manjës dhe Gjin Gjonit, reagon ish-deputeti lezhian, Ndocaj: SPAK të hetojë këtë paloministër për masakrën zgjedhore në këtë qark!

20 Maj, 2025
Këlliçi: SHBA nuk ka reaguar për mandatin e 4-t të Ramës, do dokumentojmë masakrën elektorale
Politikë

Këlliçi: SHBA nuk ka reaguar për mandatin e 4-t të Ramës, do dokumentojmë masakrën elektorale

19 Maj, 2025

TË FUNDIT

A i ka bërë buzët me botox? Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai: Kam rregulluar veshët dhe…
Show Biz

A i ka bërë buzët me botox? Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai: Kam rregulluar veshët dhe…

30 Qershor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 30 qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 30 qershor 2025

30 Qershor, 2025

HOROSKOPI I DITËS , e diel 29 qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS , e diel 29 qershor 2025

29 Qershor, 2025

Erion Isai flet për divorcin: Bëra shumë mirë që u ndava, tani jam në një lidhje të re romantike
Show Biz

Erion Isai flet për divorcin: Bëra shumë mirë që u ndava, tani jam në një lidhje të re romantike

29 Qershor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com