Shpetim AXHAMI, Kryetar i PLL
Lufta politike për pushtet ka në themel të saj konkurencën e alternativave politike, të quajtura të djathta apo të majta.
Në Shqipërinë pluraliste të pas viteve 90-të, kultura politike perëndimore ishte po thuajse zero pasi LDB dhe diktatura komuniste pas vitit 1939 kishin bërë punën e tyre.
Partitë e reja politike që u krijuan përshtatën përciptazi programe të partive evropiane të djathta e të majta duke u pozicionur thjeshtë për pushtet e jo për një profil politik me baza të forta programore afatgjatë në ndihme të qytetarëve.
Partia Demokratike lindi si rezultat i një lëvizje me bazë të gjërë antikomuniste dhe antidiktatoriale e shumicës së shqiptarëve shumë prej tyre, palca e së djathtës, ishin prej shtresave të persekutuara dhe nëperkembura deri në atë kohë, nacionalisrë, zogistë, legalistë e ballistë, e biles ka prej tyre që edhe sot per arsye…qëndrojnë të aderuar brenda PD.
Partia e Punës u konvertua në Parti Socialiste pa ndryshuar ne forme dhe permbatje deri edhe sot.
Gjatë viteve të qeverisjes prej saj në këto 30-vite u pa vetëm ringjallje të simboleve komuniste, nivel i ulët ekonomik, largim nga BE, shpifjee propogandë, krim dhe fatkeqësi.
Keshtu ndodh prej atyre që shembim kisha dhe xhami (larg qoftë) e shesin interesat e kombit të tyre.
Partitë e djathta, që duhet të ishin faktor politik kryesorë i kohës, ato që kishin egzistuar si formacione politike edhe më parë dhe biles kishin aktivitet të madh politik e patriotik edhe në diasporë gjate diktatures, u penguan me të gjitha format në të drejtën e ushtrimit të aktivitetit të tyre politik gjë që dolli dëmtimin e së djathtes në tërësi shpesh edhe duke humbur besimin tek ajo.
Kjo e djathtë tradicionale shqiptare, ka treguar gjithmonë progresivitet, europianizëm dhe kombtarizëm me kauza të qarta programore e nuk ka qenë artificë momenti.
Prandaj merr një rëndësi të veçantë dhe krijon frymë për fitore motivimi i këtyre shtresave të djathta tradicionale si bazë e së djathtës në tërësinë e vet.
Kjo e djathtë tradicionale nuk mund të përfaqësohet me indivit të veçantë tek-tuk përfaqêsyes të ketyre shtresave që gjenden sot brenda PD, por përfaqësohet me përfaqësues të vetë subjekteve politike tradicionale të djathta që kanë një program më konkret për këto shtresa dhe janë ngritur mbi bazën e këtyre shtresave.
Partitë e djathta tradicionale nacionaliste ngelen dhe përfaqësojnë shtresa dhe kauza të mëdha kombetare e nuk janë parti individësh që presin privilegj e pushtet momenti sa herë vijnë zgjedhjet në Shqipëri, ato kërkojnë përfaqësim politik dhe identitetin që i takon.
Prandaj duhet vlerësim si duhet që rotacioni të vi hijshëm dhe bindshëm dhe jo të vi si një rotacion matematikor që shpejt do të fillonte shkërrmoqjen e tij.
Vendi që ju takon këtyre subjekteve brenda këtij kualicioni rrit gravitetin e djathtë të tij dhe e bën mē me frymë e më besues këtë kualicion.
Këto subjekte fare mirë mund të krijojnë kualicionin brenda tyre, por ne jemi koshient se vetëm bashkëpunimi dhe dashamirësia për një kualicion më të madh siguron ndryshim dhe rotacion.
Ky kualicion i madh duhet dhe kur krijohet mbi bazë reciprioriteti dhe tolerancë merr vlerë, sjell frymë dhe fitore në të kundërt nuk mund të jetë më kualicion bashkëpunues, funksional. afatgjatë dhe aq më tepër fitues.
Eshtë momenti i së djathtës me dinjitet!