Parashikimi i motit, 14 janar 2021

Paraditja mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Por mesdita dhe pasditja sjellin reshje dëbore në gjithë zonën malore, ndërsa shira të pakët do kenë zonat bregdetare.

Sipas MeteoAlb, orët e natës rikthejnë motin e qëndrueshëm në vend. Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes  dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C në 8°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi  deri 50 km/h  nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë