Kryeministri në VLORË, reagon FRPD e qytetit: Shfaqet si Kërpudha Pas Shiut!

Mjerani KM-deputet del si kërpudha mbas shiut në rrugët, të tejmbushura me ujë tre ditë më parë, krah për krah me dështakun e bashkisë; njëri më i tmerruar se tjetri, me hijen e panikut që ju kishte rën si nur dhe ju mbulonte sytë.

Shfaqet dhe me ministreshën e pangopur, e cila në ditët kur Vlora dhe gjithë Shqipëria gjendej nën ujë, ajo dhe kolegët mjeran të saj dëfreheshin në bifteqe me fleta ari, si derra të pangopur në llucë. Del dhe flet për sukses në rrugët e qytetit, pas 3 ditësh, duke llomotitur mjerisht ‘Kodra mbas Bregu.

Del dhe flet për investime në Vlorë, ku të gjithë u njohëm bindshëm, pa filtra videosh HD dhe 4K, se gjjthçka ç’ka kanë bërë ka qen Fasadë dhe fjalët prej mjeranësh që thonë rrugëve dhe kafeneve të Vlorës, me copa letrash nëpër duar se do bëjnë, përbëjnë vetëm pjesën e mbetur të lojës së tyre te vjetër, klientelizmit dhe propagandës së shpartalluar.Del dhe flet për Vlorën, e cila para pak ditësh ishte në mëshire të fatit, e mbetur në meshirë të intensitetit të rreshjeve.

Shiu i para pak ditëve i nxorri bojën fasadës së tyre propagandistike dhe rrënoi imagjinatën e kantierëve çudibërës.Shiu i para pak ditëve e rrënoi të ashtuquajturën me të madhe ‘transformimin’ e faqes së Vlorës.Shiu i para pak ditëve i dha goditjen e merituar maskës që mban fytyra e vërtetë e sektit-fundërrinë.

Të gjithë vlonjatët u njohën me realitetin e Vlorës së tyre.Të gjithë vlonjatët panë nga afër maskën e çjerre të sektit mavi dhe krye të mavijosurit.I mjeruar nga ky realitet, i dërrmuar nga kjo e vërtetë, i hidhëruar nga Fundi që e pret, shfaqet në Vlorë, duke bërë ‘Trimëri mbas Lufte dhe Daulle pas Dasme.

‘Vlora, përtej propagandës, përtej pllakave-beton të oligarkëve dhe përtej projekteve belge u njoh me të vërtetën e saj të hidhur dhe me gënjeshtrën e paturpshme të investimeve të dala boje, të implementuara këto 7 vite.Duke i dalë çdo gjë nga kontrolli, në Vlorën që mendon se do vazhdoj të mbaj pushtetin, por thellë e di se fundin e pret prej saj, i hakërrehet mjeranit dështak të Bashkisë Vlorë.

Dështaku bashkiak e sheh në kokordhak shefin e tij, me zemrën që i sëmbon nga frika e nxjerrjes së dufit epror kundrejt tij.Fundi i sektit të tyre i ka katandisur ti hakërrehen njëri- tjetrit, edhe pse të gjithe ziejnë në kazanin e të qenurit të paafte dhe jo efiçentë.

Vlora dhe gjithë Shqipëria, sektin mavi do e shkarkojë në kanalet e ujërave të zeza, aty ku e kanë vendin!