Sanitarja e “Shefqet Ndroqit”, reagon ish-deputeti, Ndocaj: Monstër e zezë e veshur me petk të bardhë, Rama dhe Manasterliu të dorëhiqen

Rasti i bërë publik natën e mbrëmshme nga emisionet investigative, ku një sanitare e spitalit “Shefqet Ndroqi”,e cila u hoq si infermiere dhe i mori vajzës së një pacienteje me COVID-19 rreth 8 milion lekë të vjetra, ka marrë vëmendje të madhe të opinionit publik, i cili prej kohësh kishte pikëpyetje të mëdha në lidhje me menaxhimin e situatës së koronavirusit në këtë spital, ku një numër pacientësh janë vetvrarë.

Ish-deputeti Ndocaj, një nga zërat më skeptikë të sloganit rilindas për “shëndetësi falas”, ka reaguar duke e konsideruar dramatike situatën në spitalet shqiptare, pasi nën shembullin e qeveritarëve kanë depërtuar elementë korruptiv dhe abuziv duke e kthyer tashmë korrupsionin dhe zhvatjen e qytetarëve në normë qeverisëse.

Ndocaj, me t’u njohur me rastin, i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes, si dhe ka kërkuar dorëheqjen e Ramës dhe të Manasterliut, duke i cilësuar monstra që ushqehen me fatkeqësitë e qytetarëve dhe kanë prodhuar një sistem shëndetësor, jo vetëm inekzistent por tërësisht të mbështetur në propagandë.

Në statusin e tij, Ndocaj ka ironizuar sistemin shëndetësor të rilindjes, të cilit iu çjerr maska dhe doli i zhytur në llumin e korrupsionit, duke nënvizuar se tashmë u kuptua arsyeja pse pacientët vrasin veten në spitalin “Shefqet Ndroqi”, duke etiketuar sanitaren në fjalë si “djalli i veshur nën petkun e monstrës në fjalë.