InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tabaku: Qeveria luks në Dubai, banorët në Zall-Bastar rrezikojnë jetën për një urë

12 Janar, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Tabaku: Qeveria luks në Dubai, banorët në Zall-Bastar rrezikojnë jetën për një urë

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka parë nga afër situatën në zonën e Zall Bastarit, ku bashkia dhe qeveria i ka lënë pas dore banorët.

Ata rrezikojnë jetën duke kaluar në një urë mjaft të dëmtuar.

‘Qeveria me luks në Dubai, banorët në Zall-Bastar rrezikojnë jetën për një urë’, tha Jorida Tabaku e cila denoncoi mungesën e investimeve.

‘Mjaft më me fasadën. Njerëzit duan ndryshim’, theksoi ajo.

Reshjet e shiut kanë nxjerrë në pah vjedhjen e qytetarëve dhe premtimet e pambajtura nga qeveria. Në Zall – Bastar, përfaqësuesja e PD, Jorida tabaku u takua me disa banorë, të cilët treguan se vetëm 15 kilometra larg Tiranës gjendja e tyre është mjerueshme.

Nuk kanë rrugë, nuk kanë një urë të sigurtë për të kaluar fëmijët, nuk kanë asnjë investim, me gjithë premtimet e shumta të Edi Ramës dhe Erion veliajt.

‘Gjendja e fshatit është katastrofike. Ne po vuajmë për gjithçka, këtu rrugë nuk ka, njerëzit janë pa punë, nëpër çadra, por pushtetarët po paguajnë miliona për të bërë qejfet e tyre’- tha një banor ‘Nuk bëhet fjalë për investime. Këtu bëhet fjalë vetëm për mashtrime të qeverisë. Edhe dëmet e tërmetit i kanë ndarë këto të PD-së, këto të PS-së.’- u shpreh një banori tjetër, ndërsa një kryefamiljar tregoi sesi mungesa e investimeve ndikon në jetën e përditshme.

‘U bë 8 vjet Edi Rama, dhe 6 vjet Erjon Veliaj në fshatin Vilëz nuk ka asnjë investim dhe rruga siç e shihni, fëmijët e shkollës së mesme nuk kanë ardhur, sepse nuk kalohej.’

Bashkë me banorët, Jorida Tabaku vizitoi disa zona në Zall-Bastar, ku një pjesë është e izoluar për shkak të reshjeve dhe pamundësisë për të kaluar një urë të vjetër dhe të rrezikshme.

‘Jemi vetëm 15 km larg Tiranës, ndërkohë që këtu nuk ka absolutisht asnjë lloj investimi, nuk ka asnjë zyrtar të qeverisë. Dhe kemi një situatë ku 2000 banorë të fshatit Vilë që ndodhen në anën tjetër të urës, janë të izoluar. Sot kur Shqipëria është nën shi, kur qeveritarët e zhytur në luks udhëtojnë për dreka dhe për darka me oligarkët dhe me delegacionet me burimet financiare të buxhetit të shtetit, sot kur qeveria tallet. Banorët e harruar të Zall-Bastarit vuajnë vetëm si rezultat i investimit të munguar, që nuk i kushton asgjë buxhetit të shtetit, që është asgjë në krahasim me shpenzimet miliona euroshe që kjo qeveri ka bërë. ‘- u shpreh tabaku.

Jorida Tabaku dënoi politikën diskriminuese të qeverisë dhe të bashkisë për mungesën e investimeve dhe mos mbajtjen e premtimeve.

‘Nuk ka pse të këtë qytetarë të Tiranës, që kanë 8 vite që presin një urë. Nuk ka pse të ketë qytetarë që diskriminohen politikisht, pse janë të majtë e të djathtë, për të marrë fondet e rindërtimit apo për t’iu rregulluar shtëpitë. Ka ardhur koha që shqiptarët të mendojnë për veten e tyre. nuk mundet që qeveritarë si Edi Rama të mbajnë peng zhvillimin e qytetarëve, të mbajnë peng ekonominë e qytetarëve, të mbajnë peng të ardhmen e të rinjve. Janë banorë të Tiranës që janë të harruar, janë banorë të harruar nga qeveria, të përdorur politikisht sa herë u nevojitet për vota Edi Ramës dhe Erjon Veliajt. Ka ardhur koha që t’i themi mjaft përdorimit politik, t’i themi mjaft qeveritarëve që vetëm abuzojnë me paratë e shqiptarëve, me taksa paguesit e ndershëm si këta që kam takuar sot këtu, që shkojnë për dreka e për darka e nëpër udhëtime dhe nuk shpenzojnë as 1/10 e atyre fondeve për të siguruar kushte minimale jetese. Nuk ka përse të ketë Shqipëria qytetarë të dorës së dytë, nuk ka përse të ketë Tirana, qytetarë të dorës së dytë. Shqipëria ka nevojë për investime, qytetarët kanë nevojë për shpresë, kanë nevojë për mundësi ekonomike. mjaft më me modelin e Rilindjes fasadë, mjaft më me lënien e qytetarëve, 15 km larg Tiranës, në harresë të plotë.’- theksoi Jorida Tabaku.

Të Lidhura

I NXEHTI AFRIKAN “djeg” Ballkanin! Temperatura përvëluese në javët në vijim: Termometri do të shënojë 40 gradë Celsius në disa vende
Aktualitet

I NXEHTI AFRIKAN “djeg” Ballkanin! Temperatura përvëluese në javët në vijim: Termometri do të shënojë 40 gradë Celsius në disa vende

26 Qershor, 2025
Mas’akra mbi Çamërinë, një plagë e hapur në ndërgjegjen tonë kombëtare
Aktualitet

Mas’akra mbi Çamërinë, një plagë e hapur në ndërgjegjen tonë kombëtare

26 Qershor, 2025
Lëkundje të forta TËRMETI në Tiranë. Ja epiqendra dhe magnituda!
Aktualitet

Lëkundje të forta TËRMETI në Tiranë. Ja epiqendra dhe magnituda!

24 Qershor, 2025
Pas sherrit me anëtarët e KAS Dogjani nxirret jashtë me forcë nga Policia, akuza Ramës
Aktualitet

Pas sherrit me anëtarët e KAS Dogjani nxirret jashtë me forcë nga Policia, akuza Ramës

23 Qershor, 2025
Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Trump: Çdo hakmarrje nga Irani, do përballet me forcë të madhe!
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Trump: Çdo hakmarrje nga Irani, do përballet me forcë të madhe!

22 Qershor, 2025
Paradë kuqezi, shqiptarët pushtojnë New York-un
Aktualitet

Paradë kuqezi, shqiptarët pushtojnë New York-un

22 Qershor, 2025

TË FUNDIT

A i ka bërë buzët me botox? Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai: Kam rregulluar veshët dhe…
Show Biz

A i ka bërë buzët me botox? Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai: Kam rregulluar veshët dhe…

30 Qershor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 30 qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 30 qershor 2025

30 Qershor, 2025

HOROSKOPI I DITËS , e diel 29 qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS , e diel 29 qershor 2025

29 Qershor, 2025

Erion Isai flet për divorcin: Bëra shumë mirë që u ndava, tani jam në një lidhje të re romantike
Show Biz

Erion Isai flet për divorcin: Bëra shumë mirë që u ndava, tani jam në një lidhje të re romantike

29 Qershor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com