‘Zgjatet’ Mali Everest, ja sa i lartë është zyrtarisht

Pas vitesh debate, mali më i lartë në botë, Mount Everest, është zyrtarisht pak më i lartë.

Autoritetet në Nepal dhe Kinë më në fund kanë arritur një marrëveshje që mali është i lartë 8,848.86 metra (29,031 ft) i gjatë. Matja e re e bën Everestin 86 centimetra më të lartë se lartësia e mëparshme e Nepalit dhe më shumë se katër metra më i lartë se matja e mëparshme e Kinës, raporton BBC

Ekspertët kinezë besonin se Mount Everest duhet të matet vetëm nga lartësia e tij shkëmbore, por shkencëtarët në Nepal dëshironin të përfshinin borën që qëndron në majë të malit.

e.p/oranews