InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Nëntorët e lirisë flasin me gjuhën e drejtësisë hyjnore

28 Nëntor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Nëntorët e lirisë flasin me gjuhën e drejtësisë hyjnore

Nga Azgan HAKLAJ

Nëntorët e lirisë flasin me gjuhën e drejtësisë hyjnore

Asnjë forcë në botë nuk mund ti zhbëjë nëntorët e lirisë

Shteti Komb i shqiptarëve imperativ historik panshqiptar

Nuk besoj se ka një Komb tjetër në këtë planet i cili të këtë luftuar më shumë për lirinë e tij, të ketë derdhur më shumë gjak në beteja të pabarabarta me armiqtë që i janë vërsulur nga lindja dhe perëndimi sa Kombi Shqiptar.
E në anën tjetër ne kemi qenë objekt i shumë strategjive e projekteve shfarosëse të armiqëve tanë barbar, i tryezave, kongreseve e konferencave diplomatike të fuqive të mëdha, të cilat për të ruajtur statukuonë politike të emruar me cinizëm si “Paqja e Ballkanit”, i kanë sakrifikuar interesat kombëtare të shqiptarëve për ti bërë kurban për politikën nacional fashiste e pansllaviste rusoserbe e asaj monarkofashiste greke të “Megalidhesë”.
Betejat heroike e legjendare të shqiptarëve për të mbrojtur lirinë e trojet e tyre etnike, gjuhën, historinë, të drejtën zakonore e menyrën e jetesës janë identifikuar së paku gjashtë shekujt e fundit me nëntorët e lirisë të cilët paraardhësit tanë e emërtuan me termin autentik e domëthënës arbëror si vjeshta e tretë.
I pari nëntor i lirisë, ai i vitit 1443 zën pa më të voglin diskutim kryet e vendit në panteonin e përjetshëm të lavdisë së Kombit tonë.
Me dt 28 nëntor 1443 kryetrimi i Shqipërisë Gjergj Kastrioti shpalosi mbi bedenat e Kalasë së Krujës Flamurin Kuqezi të Kastriotëve duke i hapur rrugën çlirimit të trojeve arbërore dhe epopesë së tij të lavdishme 25 vjeçare.
Flamuri i Heroit tonë Kombëtar i mbuluar me lavdi në betejat me perandorinë osmane u bë natyrshëm e me plot meritë flamuri i të gjithë shqiptarëve dhe simbol krenarie e testament i shenjtë për shqiptarët brez pas brezi.
28 nëntori i vitit 1443 kryefjala e memories tonë historike u kthye kështu në një simbol të ditës së lirisë e të Flamurit Kuqezi.
Simbolika e kësaj date të shenjtë i frymëzoj Ismail Qemalin, Hasan Prishtinën, Luigj Gurakuqin dhe etërit e tjerë të pavarësisë që pikërisht në këtë ditë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës të shpallnin Shqipërinë të lirë dhe të mos varme.
Konferenca e Londrës ja preu krahët shqiponjës së Gjergj Kastriotit sepse la jashtë kufirit Kosovën, Çamërinë e viset e tjera autoktone shqiptare në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, pra më shumë se gjysmën e trojeve etnike në Ballkan duke ndarë përgjysmë endrrën e rilindasve dhe të nacionalistëve e patriotëve shqiptarë, projekti i të cilëve i ideuar nga kolosi i pavarësisë kombëtare Hasan Prishtina ishte qysh në fillim të betejave të mëdha antiturke të viteve 1910-1912-të bashkimi i 4 vilajeteve shqiptare në një shtet, gjuhë e flamur të vetëm atë të Heroit tonë Kombëtar.
Ngjarjet që pasuan nga Konferenca e Londrës, luftërat ballkanike dhe dy luftërat botërore të cilat e patën zanafillën në Ballkanin e trazuar nga politikat pansllaviste rusosllave, okupimi i Kosovës nga armata serbe dhe genocidi e terrori mbi popullsinë e pambrojtur civile ju treguan shqiptarëve se misioni i nëntorit 1912 duhej mbrojtur tashmë me beteja e sakrifica mbinjerëzore nga një komb të cilin hanxhari i pamëshirshëm i diplomacisë së fuqive të mëdha e ndau mizorisht në pesë, pjesë duke ja kaluar kështu edhe brutalitetit të ushtarëve të legjioneve romake të cilët i ndanë rrobat e përgjakura të Krishtit të kryqëzuar në katër pjesë.
Për një paradoks të fatit Shqipëria u çlirua nga gjermanët pikërisht me dt 28 nëntor 1944, ndërkohë që kryeqyteti i saj Tirana ishte çliruar 11-të ditë përpara pikërisht me dt 17 nëntor.
Falangat terroriste të Enver Hoxhës, Koçi Xoxes, Mehmet Shehut e kapove të tjerë e përgjakën dhe poshtëruan si askush tjetër në histori 28 nëntorin e shenjtë të Gjergj Kastriotit, Ismail Qemalit e Isa Boletinit.
Jam thellësisht i bindur kur them e përgjakën sepse jo vetëm vranë e prenë, pushkatuan pa gjyq dhjetëra intelektualë e patriotë të shquar duke shkaktuar kudo ku kolonin tmerr, vdekje, shtëpi të djegura e shkatërrim barbarësh.
“Çlirimtarët” nën dirigjimin e padronëve jugosllavë Miladinit, Stojniçit e të tjerë, pikërisht të nesërmen e ditës së flamurit në Shkodër, në kryeqendrën historike shqiptare me mijëra flamuj trekolorësh jugosllavë organizuan paradën e fitores (mbi shqiptarët kuptohet).
Atë ditë Shkodra e lashtë iliro- arbërore e të nesërmen mbarë Shqipëria ra nën robërinë e sundimin gjakatar të një junte banditësh, të cilët në emër të pushtetit të premtuar ja kishin shitur shpirtin satanait të zi sllavo- ortodoks.
Kaq e vertetë është kjo dhe me kaq zell e mbronin këta jeniçerë të kuq bolshevizmin e “Baba” Stalinin sa që populli shqiptar i quante me neveri e përbuzje “këlyshë” të Rusisë.
Mosnjohja e 28- nëntorit si data reale e faktike e çlirimit të Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore dhe vendosja e yllit komunist në Flamurin Kombëtar janë dy akte të shëmtuara e flagrante të regjimit stalinist shqiptar dhe historiografisë vënë në sherbim të saj.
Diktatura komuniste shqiptare e kmerëve të kuq me dhunën dhe terrorin që ushtruan për afër pesë dekada ndaj popullit të vet ishte më e egër se ajo e mesjetës e Car Dushanit e pushtuesve osmanë.
Armatat italiane e gjermane që kaluan nëpër Shqipëri ju dukeshin tashmë shqiptarëve ushtri engjujsh krahasuar me tmerrim që po kalonin nga regjimi barbar kominist I instaluar me dhunë.
Komunizmi shqiptar i tradhëtoj idealet e nëntorit të lirisë dhe gjakun e sakrificat e patriotëve të të gjitha kohërave në emër të vëllezërve jugosllavë, rusë e më vonë kinezë.
Do të duhej Epopeja e lavdishme e UÇK- së, trimëria e lufta heroike e bijëve të Kosovës martire, pra epopeja e katërt shqiptare për ti dhënë 28 nëntorit ditës së shenjtë të flamurit legjitimitetin e mohuar nga armiqtë e Atdheut e shqipfolësit që kane punuar kunder tij në dy anët e kufirit.
Kjo ditëlindje e lirisë shqiptare përkon me ditëlindjen e komandantit legjendar tê UÇK- së së lavdishme Adam Jashari.
Eshtë momenti që çdonjëri që ndihet me të vertetë shqiptar, me gjak e me gjuhë, prejardhje e histori të gdhendě në zemrën e tij vargjet hyjnore të himnit të Flamurit Kuqezi.
“Rreth flamurit të përbashkuar
Me një deshirë e një qellim
Të gjithë atje duke u betuar
Ta lidhim besën për shpetim”.
E kjo sepse është koha dhe zëri i Atdheut e Flamuri Kuqezi që na thërrasin për tu bashkuar në një besëlidhje të re.
Asnjë forcë në botë nuk duhet ta lejojmë të na i dhunojë dhe zhbëjë nëntorët e lirisë.
E theksoj këtë fakt se në këtë 28 nëntor të lirisë qarqet antishqiptare dhe sherbëtorët e tyre shqipfolës mendojnë se shqiptarëve kudo në trojet e tyre etnike në Ballkan do tu ngrijë buzëqeshja e do tu zvetënohet krenaria për faktin se gati krejt zixhiri komandues i UÇK- së është i mbyllur në qelitë e Hagës.
Jo gospodarë të Kremlinit e Beogradit, asnjë burg në botë s’mund ti nxjejë luftëtarët e lirisë dhe askush s’mund të përbaltë Flamurin tonë Kombëtar, himni i të cilit këndohet me krenari nga dhjetë milionë shqiptarë të Ballkanit.
Nuk mund të na kërcënojë me luftë as Vuçiçi as Shesheli sepse shqiptarët nuk i janë shmangur kurrë një lufte të imponuar.
Nëse doni luftë për ta marrë me forcën e armëve Kosovën mirë se të vini, por mos harroni se Kombi Shqiptar është i aftë të nxjerrë ne fushëbetejë një komb ushtar, edhe gratë e femijet dhe pleqtë në emër të lirisë dhe besëlidhjes me Atdheun dhe Flamurin e tij.
Dushanët e millosheviçët e rinj të Beogradit le ta vajtojnë sa të duan kryepeshkopin Irinie, e sa për amanetin e tij për Kosovën mos të merakosen se kujdesem ne bijtë dhe bijat e saj, ashtu si për jugun e Shqipërisë të cilin njě tjetër antiKrisht grek ja la amanet qarqeve greke monarko- fashiste “Vorio – Epirin”.
28 nëntori është dita kur Zoti flet shqip në emër të drejtësisë hyjnore.
Është kryefjala e historisë kombëtare.
Kjo datë është kushtrim panshqiptar për bashkimin kombëtar dhe krijimim e shtetit komb.

Të Lidhura

Farsa e shkarkimeve të Ramës për të mbuluar farsën zgjedhore të 11 majit 2025
Opinione

Farsa e shkarkimeve të Ramës për të mbuluar farsën zgjedhore të 11 majit 2025

12 Korrik, 2025
Kokë turku për një Republikë pa leje
Opinione

Kokë turku për një Republikë pa leje

10 Korrik, 2025
Nevoja për një opozitë reale!
Opinione

Nevoja për një opozitë reale!

22 Qershor, 2025
Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE
Opinione

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE

30 Maj, 2025
“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”
Opinione

“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”

29 Maj, 2025
Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri
Opinione

Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri

17 Maj, 2025

TË FUNDIT

Farsa e shkarkimeve të Ramës për të mbuluar farsën zgjedhore të 11 majit 2025
Opinione

Farsa e shkarkimeve të Ramës për të mbuluar farsën zgjedhore të 11 majit 2025

12 Korrik, 2025

Emërime të reja në Polici, për herë të parë një grua shefe komisariati në Kuçovë
Aktualitet

Emërime të reja në Polici, për herë të parë një grua shefe komisariati në Kuçovë

12 Korrik, 2025

Çfare ndodhi mes Naimit dhe Liridonës? Avokati tregon versionin tronditës!
Aktualitet

Çfare ndodhi mes Naimit dhe Liridonës? Avokati tregon versionin tronditës!

12 Korrik, 2025

Jeni gati për plazh? Rriten temperaturat, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme
Të ndryshme

Jeni gati për plazh? Rriten temperaturat, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme

12 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com