Basha mesazh ngushëllimi për Beqir Arifajn: Punoi për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar me një mesazh ngushëllues për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Bashkisë Pukë, Beqir Arifaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehet se Arifaj do të kujtohet përherë me mirënjohje për kontributin e dhënë për Shqipërinë e zhvilluar dhe demokratike.

Reagimi i kryedemokratit Lulzim Basha:

“Mësova me hidhërim të thellë për ndarjen nga jeta të Beqir Arifajt, arsimtarit, politikanit dhe ish-Kryetarit të Bashkisë Pukë. Ngushëllimet, lutjet dhe mendimet e mija janë me familjarët që humbën babain dhe bashkëshortin e përkushtuar, dhe me gjithë miqtë dhe kolegët e tij. Beqir Arifaj do të kujtohet përherë me mirënjohje nga brezat e nxënësve që arsimoi me pasion dhe dhembshuri, nga familjet pukjane për të cilat punoi pa pushim dhe nga të gjithë ne miqtë e kolegët e tij të betejave për Shqipërinë e zhvilluar dhe demokratike. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha.