Nga Brukseli, presidentja e Bashkimit Europian Ursula von der Leyen anunçoi nënshkrimin e një kontrate të re me kompaninë farmacuetike “Moderna” lidhur me sigurimin e vaksinës anti-Covid.
BE k arritur tashmë marrëveshjen me kompaninë amerikane lidhur me blerjen 160 milionë dozave të vaksinës që ende nuk ka dale në treg.
Marrëveshja BE-Moderna do të zyrtarizohet ditën e nesërme.
Akordi vjen pak orë pasi Rusia deklaroi se vaksina e saj anti-Covid, “Sputnik V”, ka një efikasitet prej 95% dhe kushton për tregun ndërkombëtar më pak se 10 dollarë për të dyja dozat.