SHBA – Presidenti Donald Trump, duket se më në fund po shkon drejt pranimit të humbjes së zgjedhjeve.
Edhe pse nuk e ka thënë këtë në mënyrë të drejtëpërdrejt, Trump ka udhëzuar stafin e tij të nisë punën bashkë me ekipin e Joe Biden, për transferimin e pushtetit.
Deklarata e presidentit vjen pasi, Adminitrata e Përgjithshme e Shërbimeve (GSA), kishte njohur Joe Biden si fituesin e zgjedhjeve.
Nga ana tjetër, Trump shprehet se lufta e tij do të vijojë, duke i’u referuar përpjekjeve për të përmbysur rezultatin, por fakti që ai ka udhëzuar stafin të nisë procedurat formale, për transferimin e pushtetit drejt Biden, do të thotë se presidenti është më pranë, pranimit të rezultatit të zgjdhjeve.
“Dua të falenderoj Emily Murphy në GSA, për dedikimin e saj të të palëkundur dhe besnikërinë ndaj vendit tonë. Ajo është sulmuar, kërcënuar dhe abuzuar – dhe unë nuk dua të shoh që kjo t’i ndodhë asaj, familjes së saj apo punonjësve të GSA. Çështja jonë vijon fuqishëm, ne do të vijojmë luftën dhe unë besoj se do t’ja dalim! Gjithsesi, duke patur parasysh interesin më të mirë të vendit tonë, unë po rekomandoj që Emily dhe ekipi i saj, të bëjnë atë çfarë duhet bërë, për protokollet fillestare dhe i kam thënë ekipit tim të bëjnë të njëjtën gjë“, shkruan Trump.