Nga Elsa SULA
E diela, me bindje mund të quhet “E Diela e Milotit”, tregu më i madh në zonën e Veriut ,ku dhjetra-qindra njerëz bëjnë pazare. Fatkeqësisht në kohë pandemie po bëjnë pazare me jetën.
Në çdo cep të tij i mbushur me njerëz. Covidi nuk ka dëgjuar për Milotin,ose Miloti për Covidin…
Në një kohë kur kryefjalë e ditës na janë bërë maskat, dezefektantët, distanicimi social dhe qëndrimi sa më larg grumbullimeve,në Milot të dielën covidi bën pushim.
Njerëzit aq afër me njëri-tjetrin sa preken brryl më brryl e janë bashkudhëtarë të pandashëm nga tregu i gjësë së gjallë ,që trishtisht duken se kanë mbetur e vetmja shpresë për të ushqyer të zotët e tyre, vijojnë të gjithë të panjohurit hap më hap tek tregu i rrobave të përdorura,ku konkurenca për mbijetesë është e dhimbshme ,e trishtë ,por trishtimi e varfëria duket se nuk mbaron me kaq.
Gra ,fëmijë, të moshuar ulen buzë rrugës për të tregtuar ato pak gjëra që kanë mundur të sajojnë. E diela e kësaj jave ishte shumë e ftohtë,era frynte si ku më shumë se në Milot e duart ishin gati të ngrira,por ashtu siç e kemi traditë ‘do t’i japim dorën një të afërmi ‘ nuk mjaftohemi as me aq mund edhe të përqafohemi.
A është ky momenti i duhur për ta dashur njëri -tjetrin?
Askush prej nesh nuk është i gatshëm të bëjë pazare me jetën.
Të kujdesemi edhe për pak kohe për vete,të afërmit,njëri – tjetrin.
Është koha të shmangim grumbullimet e mëdha,të largohemi nga pazari i Milotit që mund të kthet në shperthim epidemiologjik.