InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Edi Rama – Demagogu i fundit

22 Nëntor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Gazetari i njohur ironizon: Të paçim komandant Rama, kriminelët po ndjekin këshillën tënde…

Nga Erl Kodra

(Një cikël shkrimesh mbi fatkeqësinë tonë)

Sipas historianit amerikan Reinhard Luthin, demagogu është “… një politikan i aftë në oratori, lajka dhe gjuhë fyese; evaziv në diskutimin e çështjeve jetike; që premton gjithçka për të gjithë; që u drejtohet pasioneve dhe jo arsyes njerëzore; që ngre peshë racat, besimtarët dhe paragjykimet klasore – i etur për pushtet pa parime, dhe që kërkon të bëhet mjeshtër i masave. Që ka ushtruar për shekuj me radhë profesionin si “njeri i popullit”. Që është një produkt i një tradite politike të vjetër sa vetë civilizimi perëndimor.”

James Fenimore Cooper, shkrimtar amerikan i gjysmës së parë të shekullit XIX, në vitin 1838 identifikoi katër karakteristika themelore të demagogëve:

  • Paraqiten si njerëz të dalë nga populli i thjeshtë, që kundërshtojnë elitat.
  • Politika e tyre varet nga një lidhje e brendshme me njerëzit, që tejkalon popullaritetin e zakonshëm politik.
  • Manipulojnë lidhjet dhe popullaritetin për përfitimet dhe ambiciet e tyre.
  • Kërcënojnë ose thyejnë plotësisht rregullat e vendosura të sjelljes, institucionet, madje edhe ligjin.

Karakteristika kryesore e demagogjisë është bindja me anë të pasionit, mbyllja e diskutimit të arsyetuar ose shqyrtimi i alternativave. Ndërkohë që shumë politikanë në demokraci bëjnë herë pas here sakrifica të vogla me të vërtetën, për të ruajtur mbështetjen popullore, demagogët i bëjnë këto gjëra pa pushim dhe pa asnjë vetëpërmbajtje. Demagogët “i jepen pasionit, paragjykimit, fanatizmit dhe injorancës, në vend të arsyes”.

Thomas Macaula thotë: “Në çdo epokë, ekzemplarët më të ndyrë të natyrës njerëzore mund të gjenden midis demagogëve”.

Demagogët kanë lindur në çdo demokraci, që nga Athina e lashtë deri në ditët e sotme. Megjithëse shumica e demagogëve kanë personalitete unike, plot ngjyra, taktikat e tyre psikologjike kanë mbetur të njëjta përgjatë historisë. Kleoni i Athinës konsiderohet demagogu i parë, ai mbahet mend kryesisht për brutalitetin e sundimit dhe shkatërrimin e demokracisë Athinase, që buron nga thirrja e tij për “njerëzit e thjeshtë” që të shpërfillin zakonet e moderuara të elitës aristokratike. Demagogët modernë përfshijnë Adolf Hitler, Benito Mussolini, Huey Long, At Coughlin dhe Joseph McCarthy, të gjithë ndërtuan lidhje masat në të njëjtën mënyrë si Cleon: duke eksituar pasionet e turmës kundër zakoneve të moderuara të elitave aristokratike të kohëve të tyre. Të gjithë, antikë dhe modernë, përmbushin katër kriteret e Cooper-it: pretendimi për të përfaqësuar njerëzit e thjeshtë, nxitja e pasioneve të forta mes tyre, shfrytëzimi i atyre reagimeve për të marrë pushtetin dhe thyerja ose prishtja e rregullave të vendosura të sjelljes politike, megjithëse secili në mënyra të ndryshme.

Demagogët shfrytëzojnë një dobësi të përhershme të demokracive: numri i madh i votave në shtresat varfëra të popullsisë dhe njerëzve më pak të arsimuar – njerëz të prirur të fshikullohen nga tërbimi. Demagogët e shndërrojnë pushtetin që buron nga mbështetja popullore në një forcë që minon liritë dhe shtetin e së drejtës. Sipas historianit grek Polibi “demokracitë zhbëhen në mënyrë të pashmangshme nga demagogët, dhe përfundimisht, çdo demokraci kalbet nga një qeveri e dhunshme që drejtohet me dorë të fortë”.

Ndërsa mençuria konvencionale vendos demokracinë dhe fashizmin si të kundërta, për teoricienët e lashtë politikë demokracia kishte një tendencë të lindur për të çuar në një qeveri ekstreme populiste dhe u dha demagogëve të paskrupullt mundësinë ideale për të marrë pushtetin. Në të vërtetë, Ivo Mosley argumentoi se regjimet totalitare mund të jenë rezultati logjik i demokracisë masive të pafrenuar.

Metodat

Një demagog gjithmonë kërkon dhe shenjestron një armik të jashtëm ose të brendshëm, duke e ndarë njerëzinë në “ne të mirët” dhe “ata të këqinjtë, që nuk i hyjnë në punë as dreqit”. Hitleri fajësoi hebrenjtë si të keqen e madhe, që sollën humbjen e Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore, si dhe problemet ekonomike që pasuan atë luftë. Kjo ishte thelbësore për shumë njerëz, sepse shumë gjermanë thanë se e vetmja arsye që u pëlqente Hitleri, ishte se ai po u tregonte vendin hebrenjëve. Prandaj “rregullimi i fajit” i dha Hitlerit dorë të mirë të ruajë unitetin dhe intensifikojë nacionalizmin.

Komunistët dhe demagogët shpesh operojnë me të njëjtat mjete propagandistike, si njerëz të popullit të thjeshtë, që mendojnë ditë e natë për hallet e tyre, se pushteti që buron nga populli është pushteti i tyre popullor (që nuk është në të vërtetë). Ata gjithmonë apelojnë për armiqtë që nuk flenë kurrë, të gatshëm të shkojnë në hell popullin e thjeshtë. Pavarësisht se ndryshimi thelbësor mes demagogëve dhe komunistëve është metoda e marrjes së pushtetit, ata operojnë me të njëjtat metoda për ruajtur pushtetin e tyre. Nëse komunistët vijnë në pushtet nga revolucionet dhe themelojnë shtete terrori, demagogët vijnë në pushtet me votë dhe kthehen në diktatura. Gjatë pushtetit të tyre, të dy palët pretendojnë legjitimitet nëpërmjet mashtrimit dhe gënjeshtrës, teorive të komplotit dhe armiqëve imagjinarë. Kur një gënjeshtër nuk funksionin, ata hidhen në gënjeshtra të tjera më të mëdha, më të shumëta, më të paskrupullta.

Karizma emocionale dhe karizma personale

Demagogët demonstrojnë aftësi të jashtëzakonshme për të lëkundur audiencat në thellësi dhe lartësi të mëdha emocionale. Ndonjëherë kjo vjen për shkak të elokuencës së lartë, ndonjëherë prej karizmës personale, por edhe nga kombinimi i të dyjave. Adolf Hitler i kishte të dyja. Sytë e tij kishin një efekt hipnotik tek shumë njerëz. Ai i fillonte fjalimet duke folur ngadalë, me një zë të ulët dhe rezonant, duke treguar për jetën e tij në varfëri pasi shërbeu në Luftën e Parë, duke vuajtur kaosin dhe poshtërimin e Gjermanisë së pasluftës, për të përfunduar në një kulm urrejtjeje ndaj hebrenjve, çekëve, polakëve ose cilitdo grup që ai e perceptonte se e pengonte në rrugën e tij – duke i sharë, mallkuar, fyer dhe kërcënuar me shkatërrim dhe shfarosje. Për fat të keq, njerëz të arsyeshëm u përfshinë nga frenetizmi, duke besuar në gënjeshtra dhe marrëzi.

Edhe Enver Hoxha kishte aftësi të rralla aktrimi dhe oratorie, madje shumë më të sofistikuara se sa Adolf Hitler; ai ishte një demagog i lindur. Fjalimet e tij ishin plot pathos patriotik, për popullin shqiptar që e ka çarë rrugën e historisë me shpatë ne dorë, për Shqipërinë shkëmb graniti buzë Adriatikut, që po ndërton socializmin me forcat e veta, për Partinë dhe Udhëheqësin e saj të lavdishëm (për veten e vet) që po u ndriçon rrugën klasës punëtore në botë, në luftë të egër me imperializmin amerikan dhe social-imperializmin sovjetik. Kulme të tilla të pakrahasueshme vështirë se do të arrihen nga ndonjë demagog në faqe të dheut, ashtu si fjalimet e Hoxhës; një burrë i gjatë, i pashëm, flokëbardhë, imponues si një perëndi; i frikshëm si një demon, ai kishte magjepsur shumë mendje të çoroditura shqiptarësh të mjerë, që ua kishte mbushur mendjen se bota është pushtuar nga përnidëshat, dhe se vetëm populli shqiptar po jeton në parajsën socialiste të ndërtuar nga Partia dhe Enveri. Nuk është e rastit se ditën që Enver Hoxha po përcillej për në varreza, shumë shqiptar qanin me kuje, sikur bota të ishte përmbysur.


Ne shqiptarët kemi paguar çmim të lartë duke ushqyer demagogjinë nga padituria dhe frika, nga skamja dhe servilizmi, nga urrejtja dhe komplekset tona. Shpesh herë demagogët e shalojnë mjerimin tonë mendor dhe material, ia hypin nevojave tona elementare për mbijetesë; dhe kështu, ne mbetemi pengje të përjetshme, kësaj here të një demagogu pervers dhe sharlatan si Edi Rama.

Demagogjia e Edi Ramës është e re për nga stili, por shumë e vjetër për nga përmbajtja. Ai përdorë të njëjtat metoda të vjetra në fjalimet e tij; gënjeshtrën, frikësimin, shpifjen, talljen, përçmimin dhe demonizimin. E keqja është gjithmonë Partia Demokratike që nuk i duhet as dreqit, është Sali Berisha, është Lul Gjumashi, që papritur del se është edhe armik dhe tradhëtar, i lidhur me rusët dhe serbët. Edi Rama ka gjithmonë të drejtë, ai është më i miri, më i zgjuari, më i gjati, më i drejti: ai ka stil, elokuencë, oratori të lartë – ai është nxënësi i Fan Nolit dhe Faik Konicës – ai ka sqimën e Mithat Frashërit dhe “madhështinë” e Enver Hoxhës. Ai vishet ndryshe, plot stil dhe elengancë, sitl të cilin nuk e kuptojnë demokratët e pagdhendur, shpellarët, veriorët dhe kosovarët. Ai është mik i liderve botërorë, të cilët magjepsen nga kultura e tij e gjerë, pikturat e tij, shakatë e tij. Gjestet e tij teatrale përgjatë fjalimeve në Parlament para Kujtim Gjuzit tejkalojnë gjestet e Duçes, Hitlerit dhe Enverit të marra së bashku.

Edi Rama është pasqyra e mjerimit tonë shoqëror, social dhe kulturor.

Të Lidhura

Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare
Opinione

Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare

14 Korrik, 2025
Farsa e shkarkimeve të Ramës për të mbuluar farsën zgjedhore të 11 majit 2025
Opinione

Farsa e shkarkimeve të Ramës për të mbuluar farsën zgjedhore të 11 majit 2025

12 Korrik, 2025
Kokë turku për një Republikë pa leje
Opinione

Kokë turku për një Republikë pa leje

10 Korrik, 2025
Nevoja për një opozitë reale!
Opinione

Nevoja për një opozitë reale!

22 Qershor, 2025
Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE
Opinione

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE

30 Maj, 2025
“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”
Opinione

“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”

29 Maj, 2025

TË FUNDIT

Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare
Opinione

Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare

14 Korrik, 2025

Urdhri i Ramës/ Dorëheqje masive në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje
Aktualitet

Urdhri i Ramës/ Dorëheqje masive në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje

14 Korrik, 2025

Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas
Aktualitet

Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas

14 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 14 korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 14 korrik 2025

14 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com