Studimi: Gjermania pritet të ketë rreth 15 milionë vetura elektrike deri në 2030

Munich, Germany - August 7, 2016: A "DriveNow" BMW i3 electric car being charged at a charging station at "BMW Welt" near BMW headquarters. "DriveNow" is a car sharing company owned by BMW.

Një studim i Ministrisë së Transportit në Gjermani, i publikuar së fundmi, evidenton se pas dhjetë vitesh në rrugët e vendit do të qarkullojnë rreth 14.8 milionë vetura elektrike. Të dhënat e bëra publike tregojnë edhe trendin që do të ketë Gjermania në të ardhmen.

Autoriteteve do tu duhet të ndërtojnë rreth 440 mijë stacione për rimbushjen e veturave elektronike deri në vitin 2030. Aktualisht, Gjermania ka vetëm 33 mijë stacione publike për rimbushje të veturave elektrike.

Studimi parashikoi që dy të tretat e hapësirave private të parkimit deri në vitin 2030 do të kishin një pikë për rimbushjen e veturave, por ato do të siguronin vetëm 41 përqind të energjisë elektrike të nevojshme për automjetet.

“Për më tepër, pikat publike të rimbushjes janë një domosdoshmëri,” thotë studimi.

Në qytete, ishte i nevojshëm një stacion publik i rimbushjes për 14 automjete, ndërsa, në fshat sipas studimit duhej vetëm një për 23 automjete.

Makinat elektrike janë në prag të një zhvillimi cilësor, thonë shumë ekspertë. Në të gjithë botën, shqetësimet për ndotjen dhe ndryshimet klimatike po shtohen duke i bërë më tërheqëse makinat elektrike si një alternativë miqësore për mjedisin.

Ato kanë kosto më të ulët për karikimin e baterisë, krahasuar me koston e karburantit për makinat me naftë apo benzinë. Po ashtu kostot për riparimin e makinave elektrike janë më të ulëta.