Gazetarja, prezantuesja dhe këngëtarja Ilda Mërkuri, kohët e fundit i është dedikuar plotësisht familjes. Bashkëshortit dhe vajzës së tyre të vogël Sofia-s, e cila erdhi në jetë para disa muajsh.
Ndonëse periudha pandemike ka ndaluar udhëtimet dhe festat e mëdha, gazetarja ka surprizuar bashkëshortin Gonin, në formën më të vërtetë dhe më të bukur. Me një tortë gjigande, një veshje të personalizuar që mbante e bija dhe me një postim me fjalë zemre, ka përlotur këdo që e ka lexuar.
Fjalët dhe urimet këtë herë vinin nga vajza e tij e cila mes rreshtave shprehte emocionin kur e thërrisnin “Sofia e babi Gonit”.
Shumë fjalë të tjera na prekën në këtë postim si: Mbreti i shtëpisë sonë, guacka jonë e perlës së lumturisë, të cilat pa diskutim që kanë emocionuar edhe biznesmenim Agron Luka.
Dëshira kryesore e vajzës së tyre të vogël ishte sjellja në jetë e një vëllai ose motre. Një lum komentesh kanë vërshuar drejt tyre, miq dhe të afërm të jetës publike dhe jo vetëm, e kanë uruar bashkëahortin e Ildës në këtë ditë të shënuar.
Mirësia që kanë si çift ka bërë që të kenë rreth tyre miq të vërtetë. Ilda Mërkuri gjithmonë ka ditur të surprizojë, por këtë herë ka prekur vërtetë shumë zemra.
Ajo gjithaahtu është bërë nostalgjike duke ti publikuar materialet nga ditëlindjet e mëparshme, ku nuk mungojnë festat dhe luksi pas të cilit çifti janë të apasionur.
Ne si staf i urojmë biznesmenit Agron Luka edhe 100 vite të lumtura me Ildën dhe princeshën e tyre të vogël Sofia!
E.D/ InfopressAlbania