Rajoni i Campanias është mbyllur ditën e djeshme për 40 ditët e ardhshme për shkak të rritjes së rasteve, ndërkohë që ky vendim nuk është pritur fare mirë nga qytetarët.
Italianët kanë vërshuar nëpër rrugë duke protestuar kundër këtij vendimi, teksa ka pasur edhe përplasje me policinë në disa zona.
Guvernatori i rajonit Vincenzo De Luca njoftoi qytetarët se gjendja është kritike dhe se nevojitet një mbyllje e dytë për të shmangur katastrofën.
Buletini i Covid-19 numëron 2 mijë raste të reja në 24 orët e fundit, duke alarmuar autoritetet.
Italia është njëri prej vendeve më të prekura me 484 869 të infektuar që nga nisja e pandemisë dhe me 37 059 viktima.
Vendi po përballet sërisht me një mbyllje të dytë, ku vetëm ditët e fundit më shumë se 5 qytete kanë ndaluar qarkullimin.