Eduart Ndocaj i dërgon mesazh në telefon Edi Ramës: Qëndrimet politike nuk kanë lidhje me ngjarjet historike. Politikisht unë shpreh atë që mendoj, ju jeni edhe Kryeministri im

Pas daljes nga komisariati dhe pas deklaratave për mediat, Ndocaj i ka dërguar një mesazh kryeministrit Rama, aty ku i shpjegon se çfarë kishte ndodhur.

TIRANE– Ish-deputeti Eduart Ndocaj u ar restua ditën e djeshme nga policia e Lezhës teksa po përpiqej të hynte në ceremoninë e përkujtimit të Gjergj Fishtës.

Pas daljes nga komisariati dhe pas deklaratave për mediat, Ndocaj i ka dërguar një mesazh kryeministrit Rama, aty ku i shpjegon se çfarë kishte ndodhur. Ndocaj shkruan se ai kishte marrë ftesë për të shkuar në aktivitet e se kishte ardhur nga Italia vetëm për të qënë i pranishëm, duke i treguar më pas të gjithë ngjarjen.

“Zoti Kryeminister, sinqerisht u ndjeva kèq sot nga incídenti qe krijoi Pjerin Ndreu pa asnje motiv. Isha i ftuar te merrja pjese ne aktivitet nga Drejtori Kultures Pjeter Zefi. Ftesen ma beri me telefon mbasi kam vetem dy dite qe kam ardhur nga Milano.

U gezova shume qe do isha i pranishem ne kete ceremoni. Mora me vete dhe nje mikun tim italian qe kishte ardhur me mua nga Italia. Ne pòstbllokun e pare me thane qe italiani nuk mund te marre pjese. I thashe pa pròblem dhe italiani u largua te me priste ne shtepi. Ne pòstbllokun e dyte me kerkuan ftesen. Per fat aty u ndodh Drejtori i Kultures i cili u tha qe eshte i ftuar.

Ne kete moment kalon Pjerin Ndreu dhe i thote policeve: “mos lejoni njerez te padeshiruar” Policet menjehere me larguan me force dhe me cuan ne Komisarit te Policise. Zoti Kryeminister me erdhi shume kèq qe ne ndaluan te merrja pjese ne kete ceremoni historike.

Qendrimet politike nuk kane lídhje me ngjarjet historike. Politikisht une shpreh ate qe mendoj per ju, por institucionalisht ju jeni edhe Kryeministri im. Po keshtu edhe Pjerin Ndeu i cili shfrytezoi pozicionin shteteror per te shfryre inatin kunder meje. Humba nje rast qe te vjen nje here ne jete”, shkruan Ndocaj në mesazhin që i ka dërguar Ramës, dhe që sigurisht i ka mbetur pa përgjigje.