Miratimi i ligjit për të kufizuar hulumtimet mbi krimet e komunizmit, para vitit 1944, është po aq kriminale sa dhe vetë krimi.
Deklaratë e PLL
Miratimi nga ana e Kuvendit, i ligjit që kufizon punen e ISKK per hulumtimin e krimeve te komunizmit para vitit 1944, eshte po aq kriminale sa vetë krimet e kryera nga këto të fundit gjatë Luftes Dyte Boterore në Shqiperi.
Janë rreth 250 drejtues lufte të identifikuar si pergjegjes të pushkatimeve, vjedhjeve, plaçkitjeve dhe djegjeve të shtepive, të cilet benë që lufta çlirimtare të kthehej në luftë civile për pushtet.
Ky akt i kthyer në ligj prej pasardhesve të atyre që i kryen këto krime, i lë krimet pa autor, deformon historinë dhe behet shkak i perseritjeve te akteve të tilla makabre, për aq më tepër, kur janë pikërisht këto krimet të kryara gjatë luftes që mundesuan instalimin e diktaturës komuniste në vendin tonë.
Per PLL, pa u denuar krimet e komunizmit qe nga fillimi i LDB e deri 8 Dhjetor 1990 nuk ka qetësi dhe rehati shpirterore për ata qe u masakruan masivisht pa gjygj e me gjygj ushtarak nga komunizmi dhe gjithashtu ky mos denim lë shteg që akte të tilla kriminale të perseriten prej diktatorëve dhe prej atyre që pushtetin e kerkojnë nëpermjet dhunes.