VIDEO/ Qytetin nuk e zë drita e diellit, ja çfarë bëjnë banorët

Norvegjia njihet nga shumëkush si një vend nordik i pasur dhe me klimë të pastër e po ashtu me nivel të lartë mirëqenieje.

Por për disa mijëra banorë në një qytet norvegjez, këto nuk mjaftojnë.

Atyre u mungon drita e diellit. Të paktën pesë apo gjashtë muaj në vit, ata nuk e shohin dot dritën e Diellit me sy.

Rjukan's market square basks in the light beamed down by the three mirrors.

Bëhet fjalë për qytetin Rjukan në rajonin Telemark të Norgvegjisë. Ky qytet ndodhet në një luginë të ngushtë dhe afro 4 mijë banorët e saj janë dënuar nga natyra vetëm me gjashtë muaj dritë.

Pra, e thënë ndryshe, rrezet e dritës mbulojnë qytetin vetëm 6 muajt e vitit, 6 muajt e tjerë banorët janë në errësirë të plotë.

Por ekspertët e kanë gjetur zgjidhjen që kanë bërë përpjekje ta realizojnë prej disa vitesh.

Sunlight reflects off the three giant mirrors.

Tani, rrezet e diellit kanë mbuluar sheshin kryesor të qytetit dhe kjo është bërë e mundur pas vendosjes së pasqyrave gjigante në pjesët anësorë të luginave të malit.

A man holds his baby up to the light reflected by the mirrors.

Ky projekt, konsiston në mposhtjen e errësirës, duke vendosur tri pasqyra katrore në një sipërfaqe prej 500 metër katrorë.