Bordi Editorial Ndërkombëtar i gazetës “NACIONAL” nderon Dr. Rovena Vatën me mirënjohje, me motivacionin:
“Për kontributin e saj të spikatur në promovimin e imazhit të Homerit Shqiptar, AT GJERGJ FISHTËS, në të gjitha trojet shqipfolëse, në Evropë dhe deri në Amerikën e largët. Kontributi i studiueses VATA, qëndron edhe në studimin e veprës së FISHTËS në aspektin letrar, antropologjik, gjuhësor, historik, estetik, mitologjik dhe në atë diplomatik”.