Gazetari i njohur i ABC News, Endri Xhafo ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Një gjë të tillë sapo e ka bërë të ditur vetë me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Xhafo ka thënë se është ruajtur shumë, teksa shton se paska qenë e shkruar.
“Pozitiv me Covid-19. Një Zot e di sa jam ruajtur! Por paskësh qenë e shkruar”, ka shkruar Xhafo.
Nuk dihet gjendja shëndetësore e tij, por stafi ynë i uron shërim të shpejtë.