Kosta Rika nga 1 nëntori rihap kufijtë për turistët

Kosta Rika do të hapë më 1 nëntor kufijtë për turizmin ndërkombëtar, të mbyllur që prej marsit për shkak të pandemisë, njoftoi qeveria.

Vendi që kufizohet nga Oqeani Paqësor dhe deti i Karaibeve filloi në mes të tetorit një proces rihapjeje me gjashtë vende të tjera të Amerikës Qendrore.

Duke nisur nga 1 nëntori, vizitorë nga mbarë bota mund të përfitojnë nga plazhet, vullkanet dhe biodiversiteti që ofron vendi.

Çdo turist që viziton vendin aktivizon një sërë zinxhirësh prodhimi në bujqësi, peshkim, tregti, transport, guidat turistike, hotelet, restorante, operatorë dhe artizanë, gjë që ndihmon në riaktivizimin e ekonomisë në rënie e vendit”, theksoi ministri i Turizmit Gustavo Segura në një konferencë shtypi.

Hapja e kufijve për turistët, kryesisht atyre nga SHBA-ja do të bëjë të mundur rikthimin në punë të rreth 80 000 vetëve që e kishin humbur vendin e ku punonin për shkak të masave kufizuese të marra për të frenuar pandeminë. Qeveria synon që nëpërmjet turizmit të gjenerojë 1.5 miliardë dollarë të ardhura deri në vitin 2021.

Turizmi është sektor kyç i ekonomisë së Kosta Rikës, që para pandemisë priste çdo vit mbi tre milionë vizitorë. Ata kontribuon për 8% të PBB-së, ekuivalente me rreth katër miliardë dollarë dhe sipas të dhënave zyrtare angazhon në punë rreth 600 mijë vetë.