Për shkak të vështirësive në procesin e birësimit të fëmijëve, Ministria e Drejtësisë ka bërë ndyshime në Kodin e Familjes.
Për herë të parë do të lejohen birësimi i fëmijëve nga bashkëjetuesit që kanë bashkëjetuar për të paktën tre vite, por edhe nga një person i vetëm. Madje birësuesve do t’i lejohen disa birësime.
Risia tjetër qëndron edhe tek sjellja e një dispozite të re duke detyruar gjykatën dhe njësinë e mbrojtjes së fëmijës pranë pushtetit vendor për të informuar prindërit e fëmijës mbi qëllimin, kushtet ligjore dhe pasojat që do të sjellë pëlqimi për birësim.
Gjatë fjalës së saj ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se kjo nismë ligjore do të thjeshtojë procedurat burokratike për të garantuar më shumë siguri.
‘Kjo nismë ligjore vjen për të thjeshtuar procedurat burokratike dhe për të garantuar më shumë siguri, duke mbajtur në konsideratë interesin më të lartë të fëmijëve”, tha Gjonaj.