Ja 3 mënyrat ideale për tu mbrojtur nga koronavirusi

Ventilimi i mirë mund të jetë çelësi për të shmangur infektimin nga koronavirusi me vjeshtën që afrohet, ku njerëzit kalojnë më shumë kohë brenda.

Për muaj të tërë na është thënë që të lajmë duart dhe të ruajmë distancën sociale për të ‘mundur’ koronavirusin.

Por shkencëtarët dhe inxhinierët thonë se ne gjithashtu duhet të mendojmë për ajrin që thithim, ndaj ventilimi i mirë ka rëndësi.

Nëse ajri është i ‘rëndë’, largohuni

Kur futeni në një ambient të mbyllur dhe ndjeni ajrin e ‘rëndë’, diçka nuk është në rregull me ventilimin.

Nuk po futet mjaftueshëm ajër i pastër, gjë që rrit shanset për t’u infektuar nga koronavirusi.

Hulumtimet e fundit tregojnë se në hapësirat e mbyllura mund të ketë ‘transmetim ajror’ të virusit, me grimca të vogla virusi që qarkullojnë në ajër.

Kështu që, nëse shikoni se një ambient është i tillë, thjesht largohuni.

Shikoni kondicionerin

Nga zyrat tek dyqanet, ajri i kondicionuar është i mirëpritur në ditët e nxehta, por kontrolloni llojin e tyre

Më e përdorura është një ‘kuti’ e bardhë e hollë e montuar në mure ose tavane, e njohur si kondicioner i ndarë.

Ky lloj tërheq ajrin nga dhoma, e pastaj e fryn përsëri. Me fjalë të tjera, është duke ricikluar ajrin.

Ky nuk është problem për një vizitë të shpejtë por mund të jetë një rrezik nëse qëndrohet në një ambient të tillë për disa orë, ndaj kujdes.

Pyesni për ‘raportin e ajrit të freskët’

Në një ndërtesë moderne, ku dritaret janë të mbyllura, si mund të merrni mjaftueshëm ajër të pastër?

Ju jeni duke u mbështetur në një sistem të ventilimit në të cilin ajri i ndenjur nxirret nga dhomat dhe tubohet në një njësi trajtimi ajri, shpesh në çati.

Duke pasur parasysh rrezikun e infeksionit të koronavirusit, këshillat profesionale janë të ajërosen në maksimum ambientet e mbyllura. Me fjalë të tjera, shikoni për dritare.