InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Njihuni me FIKSIMET më të çuditshme të mbretërve përgjatë historisë

19 Gusht, 2020
in Artikuj, InfoPress, Kuriozitete
A A
Njihuni me FIKSIMET më të çuditshme të mbretërve përgjatë historisë

Paraja, pushteti dhe fama, mund ta prishin karakterin e një njeriut. Gjatë historisë, ka pasur shumë njerëz me ndikim, të cilët kanë pasur disa fiksime apo zakone të çuditshme. Për disa prej tyre, sjellje të tilla ekscentrike shfaqeshin në formën e manive të rrezikshme. Ja cilët ishin disa prej tyre:

Mbreti i Prusisë ishte i fiksuar pas ushtarëve tepër të gjatë

Friedrih Vilhelmi I e sundoi Prusinë gjatë viteve 1713-1740. Gjatë asaj kohe, ai e rriti ushtrinë prusiane nga 38.000 në mbi 80.000 trupa. Po ai pati si prioritet krijimin e regjimentit të tij personal, me ushtarë shumë më të gjatë sesa zakonisht. Ata njiheshin zyrtarisht si Granatjerët e Mëdhenj të Potsdamit.

Rekrutët duhej të përmbushnin vetëm një kriter:të ishin të paktën 1.83 metra të gjatë Sapo bëheshin pjesë e regjimentit ata trajtoheshin shumë mirë, duke pasur ushqimet, pagat dhe uniformat më të mira të ushtrisë.

Mbretëresha Juana I e Kastiljes, jetonte me kufomën e ish-bashkëshortit të saj

Mbretëresha spanjolle Juana I e Kastiljes, e njohur edhe si “Juana e Çmendur” ishte vajza e Mbretëreshës Isabella I të Kastiljes dhe Mbretit Ferdinandit II të Aragonës. Ajo u martua me Filipin e Bukur të Austrisë qëkur ishte adoleshente. Por Filipi nisi ta tradhëtonte shpesh gruan e tij, gjë që e zhyti Juanën në depresion.

Kur Filipi vdiq në vitin 1506 në moshën 28-​​vjeçare, gjendja psikologjike e Juanës u rëndua shumë. Dëshmitarët e kohës raportuan se ajo e përkëdhelte dhe e puthte vazhdimisht  kufomën e Filipit. Ajo e merrte me vete kufomën kudo, dhe nuk u nda prej saj kur trupi i pajetë u balsamos, dhe ajo vetë u mbyll përjetë në një manastir afër Burgosit në vitin 1509.

Kaligula e trajtonte kalin e tij si një njeri, madje thuhet se e shpalli konsull

Gaius Julius Çezar Germanikus, njihej më shumë si Kaligula. Kaligula ishte një anëtar i dinastisë Julio-Klaudiane dhe perandor i Romës në vitet 37-41 para Erës Sonë. Gjatë mbretërimit të tij të shkurtër, Kaligula u bë i famshëm për disa sjellje të pazakonta, përfshirë marrëdhëniet e tij incestuoze me motrat.

Por dashuria ndaj motrave, nuk ishte asgjë në krahasim me dashurinë që ai kishte ndaj kalit të tij, Insitatus. Sipas disa burimeve historike, Kaligula ndërtoi për kalin një stallë të poseçme prej mermeri, një shtëpi, dhe madje do ta ftohte Insitatusin për darkë, ku ai ushqehej me tërshërë. Madje pretendohet se Kaligula e bëri kalin e tij konsull, edhe pse kjo është ende sot diçka e diskutueshme midis historianëve.

Cari i Rusisë, Ivani i Tmerrshëm, argëtohej kur torturonte dhe vriste njerëzit

Ivani IV u kurorëzua Cari i Rusisë në vitin 1547. Ai ishte një sundimtar shumë paranojak, dhe kishte fiksim gjymtimin dhe torturimin e njerëzve. Dhe magjepsja e tij pas dhunës nisi që në moshë të re. Kur ishte fëmijë, Ivan e kalonte kohën e tij të lirë duke torturuar kafshë të vogla.

Ai kapte zogj dhe u gjymtonte trupat për argëtim, përfshirë shkuljen e pendëve, nxjerrjen e syve me thikë, apo prerjen e trupave të tyre. Ai gjente mace dhe qen endacakë, të cilët i çonte në vende të larta, dhe prej andej i hidhte duke i vrarë.

Cari i Rusisë, Pjetri III e kalonte kohën e lirë duke luajtur me kukulla

Cari Pjetri III lindi në Gjermani. Por kur prindërit i vdiqën, kujdestarinë e tij e mori tezja e tij Elizabeta, perandoresha e Rusisë. Pjetri sundoi për pak kohë në mesin e shekullit XVIII-të, përpara se gruaja e tij, Katerina e Madhe, ta detyronte të largohej nga pushteti, dhe ta vriste pak kohë më vonë.

Por edhe para tij momenti, Carit nuk dukej se i interesonte të ishte mbret pasi ai vdiste të luante me lodrat e tij. Sipas raporteve që përfshijnë edhe kujtimet e Katerinës, ai kalonte orë të tëra duke luajtur ushtarët e tij lodra, në vend se të kalonte momente intime me gruan e tij.

Mbreti i Danimarkës Kristiani VII, ishte i fiksuar pas masturbimit

Kristiani VII u bë mbret i Danimarkës në moshën 17-vjeçar, me gjithë sjelljen e tij fëmijërore, dhe në disa raste prej të çmenduri. Ai kishte shumë sjellje antisociale, por më famëkeqja ishte fiksimi për të kënaqur veten e tij.

Sipas rrëfimeve të mjekut të oborrit mbretëror (që pati një lidhje të gjatë intime me gruan e mbretit, Princeshën Karolinë), mbreti ishte një masturbues kronik. Ai masturbohej kaq shumë, saqë kjo ndikonte për keq edhe në detyrat e tij si udhëheqës. Më vonë ekspertët thanë se këto sjellje të Kristianit VII, shkaktoheshin nga skizofrenia ose porfiria.

Perandori kinez Qin Shihuang, ishte i vendosur të zbulonte ilaçin që garanton pavdekësinë

Qin Shihuang themeloi dinastinë Qin, dhe konsiderohet si perandori i parë i Kinës. Ai kishte gjithçka që mund të dëshironte një i vdekshëm. Por e kaloi pjesën më të madhe të kohës dhe parave, në përpjekje për të gjetur çelësin e jetës së përhershme. Qin Shihuang besonte tek një legjendë të lashtë, sipas së cilës në mesin e detit ekzistonin tre “male shpirtërore”, ku jetonin të pavdekshmit.

Ai dërgoi shumë ekspedita detare për të gjetur barishtet magjike që garantojnë pavdekësinë. Perandori konsumonte shpesh eliksirë dhe ilaçe, të cilat ai mendonte se do t’ia zgjasnin jetën. Por ato ilaçe, të krijuara nga alkimistët, përmbanin shpesh merkur, dhe ky lëng tepër helmues ka shumë të ngjarë të ketë qenë edhe shkaku kryesor i vdekjes së tij .

Mbreti i Vllahisë Vladi III, shkonte në hunj të mprehtë trupat e armiqve të tij

Vladi III ishte sundimtari i Vllahisë në Rumaninë e sotme në shekullin XV, dhe njihej si Vlad Hungulësi. Arsyeja? I pëlqente të ngulte trupin e armiqve mbi hunj me maja të mprehta, dhe t’i linte ashtu për ditë më rradhë.

Pas një fitore të madhe ndaj osmanëve, Vladi vendosi në këtë mënyrë rreth 20.000 ushtarë turq, duke i lënë ata të kalbeshin në periferinë e qytetit të Tërgovishtes, që t’i shihte ushtria osmane. Pasi pa atë skenë të tmerrshme, sulltani urdhëroi tërheqjen e menjëhershme nga Vllahia. Historia e Drakulës, mendohet se bazohet pikërisht tek ajo e Vladit III./ 

Të Lidhura

ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër
Artikuj

ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër

11 Korrik, 2025
Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?
Artikuj

Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?

6 Korrik, 2025
Si po ndikon ChatGPT (inteligjenca artificiale) në mendimin kritik. A po shkatërrohet mendimi kritik dhe kreativ?! (Analizë)
Artikuj

Si po ndikon ChatGPT (inteligjenca artificiale) në mendimin kritik. A po shkatërrohet mendimi kritik dhe kreativ?! (Analizë)

30 Prill, 2025
“Shtet elektoral”/ Rama nën akuzë për keqpërdorim të institucioneve për fushatë zgjedhore
Artikuj

“Shtet elektoral”/ Rama nën akuzë për keqpërdorim të institucioneve për fushatë zgjedhore

17 Prill, 2025
Der Standard”: Meloni dërgon kriminelë në Shqipëri
Artikuj

Der Standard”: Meloni dërgon kriminelë në Shqipëri

14 Prill, 2025
Berlini mbyll dyert për Ballkanin Perëndimor, asnjë vend në BE pa u rregulluar problemet brenda unionit
Artikuj

Berlini mbyll dyert për Ballkanin Perëndimor, asnjë vend në BE pa u rregulluar problemet brenda unionit

13 Prill, 2025

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në autostradën “Tiranë-Durrës”, humb jetën 19-vjeçari, lëndohen dy të rinj të tjerë
Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën “Tiranë-Durrës”, humb jetën 19-vjeçari, lëndohen dy të rinj të tjerë

12 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 12 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 12 Korrik 2025

12 Korrik, 2025

Kërkon lirimin nga QELIA/ Ja kur do të mbahet seanca për Ilir Metën në Apelin e Posaçëm
Aktualitet

Kërkon lirimin nga QELIA/ Ja kur do të mbahet seanca për Ilir Metën në Apelin e Posaçëm

11 Korrik, 2025

ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër
Artikuj

ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër

11 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com