Ishte prekur nga Covid, humb jetën efektivi i policisë në Shkodër

Një efektiv policie ka humbur jetën si pasojë e Covid 19. Ai është përgjegjësi i Policisë Rrugore të Shkodrës, Safet Morina i cili nuk ka mundur të mbijetojë pasi ishte prekur nga Covid. Lajmi është bërë i ditur në rrjetet sociale nga miqtë e tij, të cilët ndajnë dhimbjen për humbjen e efektivit, që ndodhej i shtruar në spital, në gjendje të rëndë.

Morina ishte babai i 4 vajzave.

Shqipëria ka shënuar deri në këto momente 205 viktima nga Covid 19.