Data 30 Korrik ishte një ditë e trishtë për DEMOKRACINË e brishtë te vendit tonë. Edhe ajo pak cka kishte mbetur nga demokracia u shemb me votimin monist në atë që pretendohet të jetë tempulli demokracisë por që për fatin tonë të keq ka kohë që është kthyer në Cirkun që luan shfaqje vetëm për një person,Edi Ramen.
Si një dirigjent I mirë për të luajtur shfaqje të tilla Edi Rama kishte kohë që ishte përgatitur që kjo shfaqje të mos I dilte huq,e nisi që me futjen në parlament të opozites FAKE e deri me sot me aktin e fundit ku I vuri shkelmin në fyt kushtetutes që ka kohë që është askfiksuar nga rilindja.
Votimi I 30 Korrikut më bëri të qesh sidomos me duartrokitjet në fundin e shfaqjes dramatike ku të vetmit që do e pësojne jemi ne.
Dëgjova zonjen Hajdari të bërtiste,ejj ne fituam,o zot për cfarë fitore flitet,ajo që bërtiste për lista të hapura,për përfaqësim dinjitoz etj etj votoi për hapjen gjysmake të listave që më shumë se me hapje ngjan me një shqyrje listash.
Në ate votim dhe në ato ndryshime gjysmake si vetë parlamenti gjysmak nuk ju shpall luftë vetem opozites REALE dhe partnerëve ndërkombëtarë por Edi Rama ka provkuar cdo qytetarë të ndershëm që do ta shohë Shqipërinë si Europa.
Me ate votim Edi Rama dëshmoi se nuk I qëndron kurrë marëveshjeve prandaj është koha që opozita të mbledhë të gjitha forcat dhe të ri-zgjojë frymen e besimit tek qytetarët është koha për ti lënë pas fjalët se ky njeri nuk merr vesh nga ajo pjesë.
Është për të ardhur keq për gjendjen ku është katandisur parlamentarizmi në këtë vend,me njerëz me dy fytyra,sharlatanë e mediokër që pasi I servileshin nga mëngjesi deri në darke kryetarit të partisë sot dalin me lëvizjeje të reja por me të njejtën filozofi te vjetër apo sic thotë dhe lideri I tyre KCK ose Kap Ca të Kapësh.
Është e dhimshme për demokracinë të shikosh sesi deputetë që me demek janë përfaqësues të zgjedhur por që nuk do kishin shansin të ishin aty po mos te ju ishte ofruar karrigia e deputetit në pjaten e argjendit servirur nga Edi Rama.
Është e turpshme se si njerëz pa nivel kulturor të trashë e pa haber nga politika të ulen në atë kuvend dhe të luajnë shfaqjen e radhës për ti shërbyer Edi Rames si paterice për ta mbajtur në pushtet deri në 2021-shin.
Ai që u betua se nuk do ta linte Ilir Meten president pasi u zu ngushtë nga Komisioni I Venecias u tërhoq ashtu sic di vetëm ai dhe I bindi të tijët që të lëpinin aty ku kishtin pështyrë për 1 vit rresht kur bërtisnin se Ilir Meta nuk do ishte më president.
Edi Rama harron se me tërheqjen e tij për shkarkimin e Metes ka delegjetimuar zgjedhjet lokale të vitit 2019 ku për ironi të fatit dhe pse garonin të vetëm sërish u kapen duke vjedhur vota.
Me zgjedhjet lokale të vitit të shkuar Edi Rama dëshmoi se nuk heqën dorë nga krimi pasi 4 kryetarë Bashkie dolën me problem me ligjin e njëri prej tyre u arratis pa lënë gjurmë derisa Edi Rama rreguloj marëveshjen me të besuaren tij në apel ish Kryeprokuroren e Përkohshme (që dhe kjo e zgjedhur në mënyrë antikushtetuese) që e liroi Kajmakun pa bërë asnjë ditë burg.
Pavarësisht se mburrej aq shumë për pasjen në kontroll të pandamisë së covid-19 kur populli ishte në karantinë sot ai që dilte 3 herë në ditë në TV për të folur për suksesin e qeverisë dhe që bënte njëherë psikologun e njëherë doktorin sot as që dëgjohet më. Situata e krijuar nga covid-19 I ka dalë jashtë kontrollit,nuk ka tampon,me gjysmen e mjekëve të infektuar dhe pa infrastrukturen e nevojshme.
Nuk dua ti futem pastaj teorive konspirative që qarkullojnë se shifrat e thëna nga qeveria nuk janë reale e që po bëhet pazar me viktimat pasi pa verifikuar gjë nuk mund të aludoj por ajo që dihet mirë është se Edi Rama po e përdor pandeminë si mjet politik për të arritur qëllimet e tij që kurrë nuk kanë qënë në sinkron me të mirën e shqipërisë.
Rasti I fundit ishte infektimi I Kryetarit të Bashkisë Tiranë ku si për ironi askush nuk e besoj e nuk e besojnë pasi ai gënjen 365 ditë të vitit e sot është bërë I pabesueshëm por nëse është e vërtetë a do mbajë përgjegjësi ligjore Erion Veliaj pasi në shumicen e rasteve nuk ka mbajtur maskë në ambjentet e zyres së tij kur pozonte ngjitur me ata që I ftonte me hir e me pahir në zyren e tij apo dhe kur takonte qytetarë në lagjet e Tiranes kur orkestronte shfaqjen e radhës me ndihmen e regjisë qëndrore?! Sigurisht që jo.
Pasi ka dështuar në cdo sferë të mundshme të qeverisjes dhe ka vjedhur pa fund shqiptarët edhe në këto kohë kolapsi Edi Rama nuk harron të ngopë oligarkët e tij me tendera korruptivë dhe PPP-të e famshme.
Ditet e kaluara dëshmuan dhe dështimin në policinë e shtetit një dështim në fakt që nga ardhur me ulje ngritje por që gjithmonë në nivele alarmante që nga koha e Sajes e deri tani në kohën e gjeneralit të policisë së vdekur. Katër vrasje u shënuan në harkun e 24 orëve por kjo nuk I bën aspak përshtypje Sander LLeshajt pasi ai e ka mendjen tek tenderat korruptive që ashtu si tek cdo ministri tjetër këto 7 vite qeverisjeje I merr gjithmonë I njëjti person.
Pasi kapur cdo sistem në këtë vend Edi Rama kapi dhe arsimin,I vuri kazmen sistemit arsimor duke vënë të tijët në dekanate e rektorate e duke e kthyer dhe atë votim në votimin e partisë socialiste me kutiat e partisë. E gjithë ajo fushatë dhe ato zgjedhje në vetvete ishin fiktive pasi as 15 % e studentëve nuk morën pjesë,bashke me ato “zgjedhje” u zhbë dhe autonomia e Universiteve.
Sot ndodhemi në një situatë kaotike pa shtet ligjorë,pa Gjykatë të Lartë,pa Gjykatë Kushtetuese e pa drejtësi pasi drejtësia e re po dëshmon se është më e kapur se e vjetra dhe këtë e dëshmoi SPAK që me arrestimet e nisura nga bishti për dosjet e famshme 339 dhe 184 ku në vend që arrestimet të nisnin nga zyrtarët e lartë politik nisën nga komisionerët ku për ironi të fatit dy prej tyre dhe kishin ndërruar jetë por që vigjilenca dhe serioziteti I SPAK për të hetuar këdo u kish dërguar flet thirrje,
Sa paradoksale është e gjitha kjo që po ndodh në këtë vend e sa aktual është Konica me fjalët e tij dhe sot me një nga poezitë e tij të shkruara në 1901 ku ndër të tjera thotë:
As bukë,as brekë s’ju lanë
Ju punoni ata hanë!
Nuk ju lanë as pak nderë
Që e kini pas përherë
Zemërohuni njëherë
As krenarë e as të dhjerë.
Është koha të bashkohemi të gjithë,për veten dhe të ardhmen,për shqipërinë,demokracinë dhe kushtetutshmërinë.
Është koha të mos HESHTIM ,është koha për #përShqipërinësigjithëEuropa…