Ndonëse vera është më afër se asnjëherë, titulli i bashkëpunimit më të ri të kantautorit Erion Korini është “Verë e largët”. Një aventurë verore dhe momente dashurie transmetohen në klip, të cilat përcjellin ngjyra dhe atë çka ka nevojë njeriu, ndjenjë.
Një duet mjaft i realizuar profesionalisht, gjë të cilën po e shohim çdo ditë e më pak në muzikën shqiptare. Nën firmën e “Don Ptoduction”, “Verë e largët” erdhi në bashkëpunim me Greis Kozelin e cila i dha mjaft sharm këngës. Kujtojmë se Erion Korini bëri një shkëputje të gjatë nga muzika por jo nga televizioni.Rikthimin e tij në muzikë e premtoi para disa kohësh publikisht në një emision televiziv.
Ashtu modest si në fillimet e tij, në kulmin e karrierës muzikore, po i njejti vjen dhe sot për publikun. Shkurtimisht në rrjetet sociale është shprehur: Ne po vijme modestisht pas shume vitesh mungese….Pa zhurme por me nota te perzgjedhura per shijet tona dhe te atyre qe na presin!Epo produkti i mirë nuk ka nevojë për zhurmë dhe marketing të madh. Urojmë që Erion Korini të mos mungojë më kaq gjatë. Muzika është ilaç i shpirtit! /InfoPressAlbania/