Princi Leka i II, i shoqeruar nga kryetari i PLL Shpetim Axhami, vizitoi këto ditë shumë familje legaliste në Bashkinë Kamëz.
Gjatë takimeve Princ Leka dhe kreu i PLL bisedoi për problemet
ekonomike familjare dhe për çdo shqetësim tjetër që qytetarë kanë sot në këto ditë të vështira.
Në bisedat miqësore, u vu theksi, tek obligimi që duhet të ketë kushdo, qeveritarë apo i zgjedhur, për të përmbushur sa më mirë detyrat ndaj çdo qytetari.
Një qeveri dhe një parlament serioz dhe me vullnet të mirë, i dalë në mënyrë demokratike, do të bënin të mundur ngritjen e institucioneve të forta shtetërore dhe çdo gjë do të fillonte të funksiononte si duhet.
Princi Leka theksoj nder të tjera “…Duhet kthyer shpresa tek qytetarët për të mos u larguar nga Shqipëria dhe çdo shqiptarë i larguar jashtë, të ketë mundesi të kthehet ne Atdheun e Tij, për të investuar ketu.”
Takimet jo vetëm ishin të ngrohta dhe miqsire, por të pranishmit kërkuan hapur jemi të zhgenjyer nga kuzhdo dhe nga çdo qeveri, për ne , Ju Princ Leka, ngelni shpresa se ky vend behet duke kthyer mbretërinë.
Ditë më të mira e presin Shqipërinē dhe shqiptarët.