Nuk e kam fjalën për historinë e Robert Jordan, vullnetarit amerikan të Luftës Civile Spanjolle, të romanit të Ernest Hemingway, botuar në 1940.
Me titullin e tij, unë dua të shkund sado pak mendjet e bashkëatdhetarëve të mij, se beteja vazhdon, madje ne po i lëshojmë territor, “armikut të padukshëm”!Sot kishim 90 te prekur të konfirmuar me Covid-19, dhe nuk mund ta dimë shifrën e saktë të të prekurve të pakonfirmuar!
Praktikisht jemi të dështuar në luftën ndaj epidemisë së Covid-19!Mjaft më me propagandë zotërinj shtetarë !Komiteti Teknik i Ekspertëve duhet formatuar!Qeveria duhet të krijojë nje Këshill Ekspertësh të Shëndetit Publik jashtë militantëve partiakë e drejtorëve të katapultuar!
Shendeti i komunitetit , sfidat e tij duhet të jenë përparësia absolute e kësaj qeveria, propaganda as nuk shëron e aq më pak nuk shpëton jetë njerëzore !Madje qeveria në vend të glorifikohet se na qenka e dyta në Evropë për “mirëmenaxhimin” e krizës epidemike të Covid-19, duhet të kërkojë ndihmë nga vendet e sukseshme në menaxhimin e kësaj krize !
Shifrat e serviruara nga vetë qeveria, megjithese të cunguara e të mbështetura mbi testime të pakta, të dyshimta, flasin për një përkeqësim alarmant të gjendjes!Zotërinj shtetarë, ne e dime shumë mirë që jemi një vend i varfër, me nje sistem shendetësor të nënfinacuar, dhe si i tillë s’mund të kemi mjekësi të zhvilluar e të përparuar! Këtë e dimë të gjithë, mos vazhdoni të na gënjeni më !
Një komitet ekspertësh militantë është shumë pak në këtë betejë madhore për shëndetin e jetët e njerzve!Është koha të bëhemi bashkë, larg ndasive partiake e të shpëtojmë sistemin nga kolapsi, të tregohemi të kujdesshëm e të përgjegjshëm !
Këmbanat po bien !