I nxehti afrikan i afrohet Shqipërisë/ Ja sa arrijnë sot temperaturat

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga afrimi gradual i të nxehtit nga Afrika e cila do të kushtëzojë temperatura të larta në territorin e Shqipërisë.

Për ditën e sotme, vendi ynë do të jetë me diell në zonën bregadetare dhe alternime vranësirash në relievet malore të pasuara rreshje shiu dhe stuhi lokale.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NË) me shpejtësi maksimale deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe makasimale:

Zonat  malore  14/31°C

Zonat e ulëta  16/34°C

Zonat bregdetare 19/32°C