Pas dështimit të tryezës së këshillit politik mbi reformën zgjedhore, ka ardhur reagmi i mënjëhershëm i ish-deputetit Eduart Ndocaj, i cili përmes një video-komunikimi ka shprehur indinjatën e tij të thellë për papërgjegjshmërinë e klasës politike, e cila nuk arrin të ngrihet në nivelin e kërkesave të shqiptarëve për t’u ofruar atyre stabilitet dhe qëndrueshmëri politike.
Në qëndrimin e tij, Ndocaj është ndalur tek nevoja e madhe e ndryshimit të sistemit zgjedhor, ku sipas tij do të ishte celësi i zgjidhjes s ëngercit politik që ka ngërthyer vendin prej shumë vitesh, pasi sistemi i vjetër ka prodhuar dhe ka cikluar kriza të herëpasherëshme, duke mos krijuar institucione solide.
Ish-deputeti Ndocaj, sot një nga drejtuesit kryesorë të Partisë Aleanca Demokristiane, ka nënvizuar me tone të ashpra skenarin që po synohet, duke mbajtur peng reformën e vërtetë zgjedhore, e cila edhe pse me garancitë dhe sugjerimet e ambasadës amerikane, për të patur një sistem danez, politikanët shqiptarë e refuzojnë me vetëdije pasi duan që më shumë se gjysma e popullsisë ne vend të mbetet e papërfaqësuar.