Tani kur më shumë se kurrë nevoja për zgjedhje të reja është imediate dhe i shërben zgjidhjes së krizës politike, e cila nën qeverisjen e Edi Ramës është zhytur në një spirale të rrezikshme duke minuar të gjitha proceset integruese në vend, disa nga forcat politike kanë filluar të lëvizin me shpejtësi, duke afirmuar individët e tyre si kandidatë të mundshëm.
Prej disa ditësh, burime konfidenciale bëjnë me dije, se këshilltarët e Ramës, po sugjerojnë si opsionin më optimal të zgjidhjes, ribërjen e zgjedhjeve për pushtetin lokal, duke cuar në zhbërjen e 30 qershorit, e cila ishte datë e kobshme për demokracinë shqiptare.
Padyshim, zgjedhjet e reja për pushtetin vendor, do të ishin hapi i parë drejt premisave të dialogut politik dhe zgjidhjes së ngercit, gjë që ka mbajtur prej shumë kohësh forcat politike në llogore të zjarrta dhe larg dialogut konstruktiv.
Zhbërja e 30 qershorit, do të ishte para së gjithash një ulje tensioni mes palëve, pasi diihet botërisht se cfarë farse zgjedhore organizoi qeveria, e cila jo vetëm nuk u mjaftua me asgjësimin e pluralizmit, por dhe arriti të falsifikonte turpshëm rezultatet e këtij votimi, si dhe arriti të vjedhte dukshëm ndonjë kundërshtar që përbënte rrezik për kandidatët e rilindjes.
Kulmi i poshtërisë u arrit në Lezhë, ku spurdhjakut të rilindjes, i doli përballë në garën elektorale për kryebashkiak, një figurë emblematike e këtij komuniteti, një pinjoll i devotshëm i një dere të dinjitetshme, i njohur me nofkën “kaubojsi”, falë zemërgjerësisë dhe ndershmërisë së tij ka arritur të fitojë zemrat e bashkëqytetarëve dhe të konsiderohet një shpresë për këtë qytet.
Eduart Ndocaj, e mposhti dukshëm rivalin e tij të rilindjes, madje e poshtëroi, duke i siguruar atij një humbje të thellë, por makineria shtetërore e dirixhuar nga falangat e krimit të organizuar, nuk lejuan që kandidati i tyre, që vinte nga radhët e ish-pocisë së shtetit të degjenerohej me një humbje spektakolare dhe arritën të manipulonin të gjithë procesin, duke bërë batërdinë me votat e tjetërsuara.
Ndocaj, si një tareador i vërtetë, nuk hoqi dorë, por arriti me fakte dhe argumente të demaskonte “fituesin”, duke u adërguar provat të gjitha kancelarive kryesore të Europës dhe ambasadave këtu në vendin tonë, duke e telendisur figurën e Pjerin Ndreut në një cub që kishte arritur të shpallje fitues përmes vjedhjes së votave.
Tashmë, kur qartësisht gjërat po marrin një rrjedhë të dukshme dhe zhbërja e 30 qershorit është parakushti i celjes së negociatave, kjo e diktuar nga Gjermania, si vendi lider i udhëheqjes së zgjerimit të BE-së, qytetarët kanë filluar të artikulojnë zëshëm dhe emrat e përfaqësuesve të tyre si kandidatë të mundhsëm për zgjedhjet e parakoshme për pushtetin vendor.
Lezhianët nuk heqin dorë nga i preferuari i tyre, dhe ende vazhdojnë të insistojnë në kandidaturën e Eduart Ndocajt, ku kësaj radhe, duan që ta shohin si përfaqësuesin e një koalcioni të gjerë forcash të djathta, përfshirë dhe PD, pasi kështu, sipas perceptimit të tyre, do të ishte momenti ideal, për përfaqsësimin e një të djathte reale, pasi vetëm “kaubojsi” mishëron vlerat autentike të saj, qoftë nga origjina, vizioni për zhvillimin e qytetit, ndershmëria dhe mjaft elemntë të tjerë që do e bënin Lezhën krenare për përfaqësimin e saj.