Mbyllja e Ora News, reagon kreu i PLL, Axhami: Goditja e medias-errëson demokracinë!

Nga Shpëtim Axhami, Kreu i PLL

Gjobitja dhe mbyllja e TV-Ora eshtë një ngjarje tjetër skandaloze, ku demokracia tek ne vazhdon të goditet.

Mbylllja e mediave dhe mohimi i fjalës së lirë, është kalaja e fundit për të errësuar realitetin aktual ku gjendemi, duke minuar demokracinë, duke forcuar autoratirizmin politik qeverisës.

Këto veprime të njepasnjeshme të ditëve të fundit, ku futet edhe tendenca për prishjen TK, tregon se drejtësia kushtetuese tek ne mungon, pushteti eshtë në përpëlitjet e fundit, pushtetarëve i’u janë errësuar sytë për përfitim, e për rrjedhojë, japin urdhëra e ndërmarrin veprime jo ligjore, jo kushtetuese, anti-demokratike duke rrëzikuar seriozisht demokracinë.