Ish deputeti Eduart Ndocaj, përmes një video, ka shprehur indinjatën e tij për rolin e sindikatave në Shqipëri, të cilat janë leva të qeverisë dhe që nuk i shërbejnë aspak qëllimit dhe misionit të tyre.
Këtë deklaratë, Ndocaj e bëri në kuadër të 1 majit, ditës ndërkombëtare të punëtorëve, ku ish deputeti, e ka konsideruar absurd që ende në Shqipëri vazhdohet me mentalitetin duke festuar, ndërkohë që duhet të ishin organizuat protesta të fuqishme për të garantuar të drejta dhe liri të punëtorëve.
Sipas, Ndocajt, arsyet për të organizuar protesta nga punëtorët janë të shumta, pasi po shtypen dhe po dhunohen të drejtat elementare të tyre.
Më tej, Ndocaj, ka ironizuar kryeministrin Rama, të cilin e ka cilësuar “babai i punës”, pasi në 7 vite arriti të punësojë 20 mijë prostituta në vende të ndryshme të punës, duke dëshmuar një babëzitje të pashoqe dhe një sjellje barbare me paratë e taksapaguesve shqiptarë.